Zbulohet virusi i gripit te shpendeve H5N1 ne Angli

Posted on Nëntor 14, 2007 nga

1



h5n1-grip-shpende-ne-angli.jpg

Virusi i gripit te shpendeve i zbuluar ne nje pulari ne lindje te Anglise eshte i tipit H5N1, ka deklaruar, te marte, nje pergjegjes i ministrise se mjedisit se Britanise. Ky virus ka origjine aziatike ka precizuar Fred Landeg, nje funksionar i larte i sherbimeve veterinare, gjate nje konference shtypi. “Virusi eshte i ngjashem me virusin e gripit te shpendeve te zbuluar kete vere ne Republiken Ceke dhe ne Gjermani” – ka shtuar ai.
Rreth 5000 shpende jane duke u vrare ne fermen ku eshte gjetur virusi, e ndodhur ne Diss. Autoritetet kane ngritur nje zone mbrojtjeje me rreze 3 kilometra dhe nje zone vezhgimi ne nje rreze prej 10 kilometrash.
Virusi H5N1 ka vrare me shume se 200 persone ne gjithe boten qysh prej 2003, kryesisht ne Azi, dhe me miliona shpende kane vdekur ose jane vrare ne menyre qe te parandalohet nje perhapje e ketij virusi.

Sipas: LeMonde.fr

Advertisements
Të etiketuara: , ,
Posted in: virus