Lindja dhe perendimi i… Tokes, te para nga Hena!

Posted on Nëntor 15, 2007 nga

33



toka-pare-nga-hena.jpg

Brenda laboratoreve kerkimore, midis shifrave, formulave pafund, ideve qe mund te ndryshojne boten, rastis ndonjehere qe te shfaqet nje nga ato situata, ku shkenca dhe e bukura e perceptueshme nga te gjithe njerezit normale te bashkohen dhe te krijojne nje efekt, qe eshte e paket te cilesohet si mbreselenes. Do te isha me te vertete kurioz te shihja fytyrat e kerkuesve te agjensise hapesinore japoneze, Jaxa, kur pane te shfaqej nje mrekulli e tijje ne ekranet e tyre “extra-large”. Nje ngjarje kaq mbreselenese ndodh me te vertete ralle jo vetem ne boten e shkences por edhe ne gjithe historine e njerezimit. Ndjenja qe mund te provohet duke pare kete video mendoj se edhe pse ne perqindje shume here me te vogel eshte e te njejtit tip me ate qe mund te kete patur Da Vinci kur perfundovi buzeqeshjen e Monalizes, me ate cka ndjeu Galilei kur zbuloi se ishte Toka ajo qe rrotullohej rreth Diellit, ose me ndjenje e Gagarinit kur pa per here te pare, edhe per te gjithe njerezimin, Token nga hapesira, a e Neill Armstrongut kur shkeli per here te pare ne siperfaqen e Henes. Tani fale internetit dhe avancimeve te shkences kushdo mund te preke nje fije te ketij tipi ndjenjash qe rralle arrihen ne jete.

Normalisht videoja qe shfaqet ketu humb shume nga cilesia e vertete e videos origjinale, dhe sic e cilesojne kerkuesit e Jaxa-s (agjensia hapesinore japoneze) pamjet nuk jane pasoja e nje lindjeje dhe perendimi te vertete te Tokes te pare nga Hena (per kete do te qe e nevojshme te vendoseshim ne skajin faqes se dukshme te Henes nga Toka) por e levizjes se sondes Kaguya (Selene) e ndodhur ne orbiten e Henes. Megjithate, pak rendesi ka… Nuk do ti privojme vetes kenaqesine e te parit te nje evenimenti kaq te mahnitshem dhe mbreselenes.

Ne vazhdim videoja…

Foto te marra nga: Jaxa

Të etiketuara: ,
Posted in: hapesire, planet, Toka