Nje tjeter arritje ne klonimin e primateve

Posted on Nëntor 15, 2007 nga

3



makake.jpgRruga drejt arritjes se klonimit se njeriut, ose te pakten te terheqjes se disa qelizave te padiferencuara nga nje embrion i klonuar duke u nisur nga qeliza njerezore po behet gjithnje e me e shkurter.

Shoukhrat Mitalipov, nje kerkues amerikan me origjine ruse dhe ekipi i tij i Qendres kombetare te kerkimeve mbi primatet ne Oregon (Oregon National Primate Research Centre) kane arritur me sa duket te klonojne disa makake (nje specie primatesh e ngjashme me majmunet dhe njeriun). Teknika e perdorur eshte ajo e transferimit te berthames te qelizave te marra nga kafshe te rritura. Ne kete rast, berthama e nje veze te fekonduar hiqet nga qeliza dhe zevendesohet me berthamen e qelizes dhenese (pra dhe me materialin e saj gjenetik). Qeliza dhenese nuk eshte e nevojshme te jete domosdoshmerisht nje qelize seksuale (nje spermatozoid per shembull) por nje qelize e cfaredoshme e organizmit (qelize somatike).
Ka dhe teknika te tjera klonimi qe perdorin embrione ne stade paraprake, nga te cilat merren qeliza qe ndahen ne disa pjese. Ne kete rast eshte embrioni qe klonohet.
Ekspozeja e plote e kesaj arritjeje do te publikohet nga revista Nature. Megjithate shume informacione paraprake jane publikuar ne nje artikull te te perditshmes The Indipendent. Sipas ketij artikulli, kafsha e klonuar (ajo nga e cila jane terhequr qelizat dhenese te materialit gjenetik) eshte nje mashkull i rritur. Njeqind embrione jane implantuar ne 50 femra (per klonimin e te famshmes Dolly u deshen 277 implantime). Asnje embrion nuk ka arritur te zhvillohet deri ne lindje, pra teknika ka akoma nevoje per disa permiresime. Duhet patur parasysh qe perqindja e lindjes se nje embrioni eshte prej 25% gjate fekondimeve in vitro, dhe qe kjo perqindje arrin ne rastin me te mire ne 5% kur behet fjale per embrione te dala nga klonimi.
Megjithate, nga 20 prej ketyre embrioneve, shkencetaret kane arritur te marrin qeliza te padiferencuara dhe i kane kultivuar in vitro per te krijuar shtresa te ndryshme qelizore, duke provuar keshtu qe behej fjale me te vertete per organizma klone. Keto rezultate te arritura tek primatet, konfirmojne qe klonimi eshte plotesisht i mundur per kete grup gjitaresh, dhe normalisht edhe per njeriun, ndryshe nga ajo cka mendohej me perpara.
Si zakonisht keto arritje pasohen nga diskutime te shumta per sa i perket aspektit etik te ketyre zbulimeve, dhe debati ka filluar qe para publikimit te artikullit te plote nga Nature i nxitur edhe nga fija e holle qe i ndan keta primate nga njerezit.

Sipas: futura-sciences.com

Të etiketuara: , ,