Nje metode e re per eliminimin e “super-baktereve”

Posted on Nëntor 21, 2007 nga

4



Nje ekip shkencetaresh koreano jugore, ka krijuar nje metode per te eliminuar “super-bakteret”, baktere qe jane ne gjendje tu bejne balle antibiotikeve te zakonshem te krijuara nga nje tolerance e individeve ndaj ketyre antibiotikeve. Ekipi i drejtuar nga profesoret JEONG Ha-Woong dhe LEE Sang-Yup te Korea Advanced Institute of Science and Technology (KAIST), ka treguar se kishin arritur te gjenin pikat e dobeta te ketyre baktereve. Per te arritur ne kete pike ata kane perdorur nje menyre te re studimi, duke bere eksperiment mbi “viruse virtuale” qe lejojne krijimin e terapive trajtuese pa nevojen e perdorimit te antibiotikeve.
Qelizat virtuale krijohen nga grupimi ne nje sisteme kompleks simulimi informatik te teresise se informacionit gjenetik te qelizes se vertete (kryesisht te dhena mbi reaksionet nderqelizore dhe kushtet gjenetike). Keshtu teste virtuale mund te realizohen per te patur nje ide reale te reaksioneve biologjike te krijuara nga stimulime te jashtme. Kjo metode ofron mundesine e krijimit te medikamenteve per pacientet pa petur frike se keta te fundit do te zhvillojne nje tolerance ndaj antibiotikeve.
Duke perdorur kete metode kerkuesit, kane identifikuar mekanizmin qe rrit fortesine metabolike te baktereve. Duke vepruar mbi kete mekanizem, shkencetaret do te mundin te shkaterojne “super-bakteret”. Zbulimi eshte publikuar ne revisten ne linje Proceedings of the National Academy of Sciences.

Sipas: Techno-Science.net