Perftohen qeliza te padiferencuara!

Posted on Nëntor 25, 2007 nga

2



Lajmi eshte mjaft i rendesishem, nga ata qe mund te ndryshojne te ardhmen e mjekesise dhe te shpetojne shume jete. Kemi folur edhe me perpara per qelizat e padiferencuara (qeliza te paspecializuara qe mund te shnderrohenne cfaredolloj qelize te trupit te njeriut), dhe gjithnje lind diskutimi i etikes mbi perdorimin e ketyre qelizave te cilat duhej te merreshin nga embrione njerezore ne fazat e para te jetes (ose per te qene me te sakte nga grumbuj qelizash qe me pas do te ktheheshin ne embrione). Fakti se jetes fundi i eshte percaktuar mjaft qarte ne aspektin shkencor, fillimi i saj mbetet ende teme debatesh midis mjedise shkencore, fetare dhe shoqerore. Ideja e shfrytezimit te embrioneve per te krijuar me pas organe qe do te mund te transplantoheshin ne te semure, bente qe dashur padashur te lindnin dyshime mbi te drejtat qe njeriu mund ti lejoje vetes ne perdorimin e embrioneve. Vete presidenti Bush kishte vendosur veton per te ndaluar kerkimet mbi qelizat e padiferencuara embrionale. Dikush shkonte dhe me tutje me fantazine duke hipotizuar se ne nje te ardhme do te krijoheshin magazina “pjesesh kembimi” per njerez, ide per sa tronditese, aspak e bazuar ne realitetin shkencor.
Zbulimi ne fjale mund ti jape fund gjithe ketyre debateve dhe ti hape njerezimit nje rruge te re, ne luften kunder semundjeve deri me sot te pasherueshme. Keshtu nje grup kerkuesish te Universitetit te Tokios te drejtuar nga Shinya Yamanaka ka arritur te riprogramoje qelizat adulte te njeriut duke i bere te funksionojne si qeliza embrionale te padiferencuara. Zbulimi i publikuar ne revisten “Cell” mund ti jape nje impuls te metejshem kerkimeve mbi qelizat e padiferencuara.
“Duke u nisur nga rreth 50000 qeliza njerezore te trajtuara ne laborator kemi arritur te marrim rreth 10 qeliza klone te qelizave te padiferencuara embrionale”, ka thene Yamanaka. “Ky mund te duket nje numer shume i vogel, por ne te vertete do te thote se nga nje eksperiment me nje terheqje te vetme prej rreth 10cm eshte e mundur te merren rreshta te tere qelizash te padiferencuara.”
Ky rezultat i hap dyert mundesise se perdorimit te nje burimi alternativ qelizash te padiferencuara, qe do te mund te kaloje problemet qe e krijuara nga qelizat embrionale, edhe pse -nenvizojne vete kerkuesit – nevojitet ende shume pune per te kuptuar aftesite e ketyre qelizave te reja te prodhuara, ne menyre qe te perdoren per te luftuar semundjet njerezore.