Nga ADN-ja ne kristalet e lengshem… ne jeta?

Posted on Nëntor 27, 2007 nga

5



kristale-te-lengshme.jpgLajm interesant per te gjithe ata qe kerkojne te kuptojne se si filloi jeta ne Toke, dhe se si arriti te krijohej ajo duke filluar nga “supa primitive” e perbere nga molekula organike. Imazhet e publikuara ne revisten Science, pervec se bukurise se tyre estetike mbajne ne vetvete edhe nje arritje teper te rendesishme. Ato vertetojne se si edhe fragmente fare te vogla ADN-je jane ne gjendje te bashkohen per te formuar kristale te lengshme ne nje solucion.
Deri me sot, njihej aftesia e fragmenteve te medha te ADN-se per tu bashkuar dhe formuar kristale te lengshme, te cilat jane me te njohura per shkak te perdorimit te tyre ne ekranet e televizoreve, orave etj. Per here te pare nje ekip kerkuesish amerikane dhe italiane kane arritur te vertetojne se gjendja e lengshme-kristalore, ku shfaqen dhe karakteristikat e trupave te ngurte dhe ato te trupave te lengshem, mund te arrihet edhe me fragmente teper te shkurtra ADN-je.
Kerkuesit e universitetit Boulder (Kolorado) dhe te universitetit te Milanos kane zbuluar se kur nje fragment ADN-je i perbere vetem prej gjashte nukleotidesh lidhet me nje segment komplementar per te formuar nje segment te vogel prej vetem 2 nanometrash (2*10^ -9 m), ky i fundit mund te hyje ne nje gjendje te lengshme kristalore dhe te sillet si nje segment me i gjate.
Keto molekula te vogla te formuara jane ne gjendje te gjejne partnerin e pershtatshem dhe te organizohen vete ne pika te vogla (te njohur ndryshe edhe si pika koacervate). Keto pika mund te shnderrohen me pas ne molekula me te medha, duke u hapur rrugen shnderrimeve te metejshme akoma me te komplikuara.
Nje tjeter hap perpara ne njohjen e vertete te prejardhjes se jetes, qe na afron gjithnje e me shume me pergjigjen e nje prej pyetjeve me te rendesishme qe njerezimi i ben vetes qysh prej lindjes se tij: “Nga vjen jeta?”.

Sipas: Science et avenir

Posted in: ADN, biologji, evolucion, jete