Nje formule e re matematike qe simulon zhvillimin e kancerit

Posted on Nëntor 28, 2007 nga

0



qelize-kanceroze-1.jpgNuk eshte hera e pare qe publikojme nje artikull mbi arritjet e shkences ne fushen e mjekesise, megjithate sa here qe lexon te tille artikuj ndjen nje fare kenaqesie per perparimet qe ben cdo dite njerezimi ne luften e tij te perhershme kunder semundjeve. Lajmi i publikuar nga koleget e Blogutmatematik eshte teper shpresedhenes per zhvillimin e metejshem te terapive mjekesore qe do te mund te luftojne dhe shkaterrojne forma te ndryshme te kancerit.
Keshtu kane qene kerkuesit e universitetetit te Harvard-it dhe John Hopkins qe kane arritur te llogaritin zhvillimin e tumoreve tek pacientet, duke treguar qe ai varet nga mutacionet ne shume gjene dhe mund te parashikohet me ane te nje formule te sakte.
Deri tani zhvillimi i tumoreve parashikohej te kryhej sipas modelesh lineare ne shume pak gjene. Niko Beerenwinkel tregoi se si zhvillimi i tumorit cohet perpara ne shume gjene.
Sipas ketij modeli zhvillimi i tumorit i detyrohet mutacioneve ne shume gjene, secili nga te cilet jep nje perparim selektiv te vogel. U gjet qe koha qe i duhet nje tumori per tu shnderruar ne tumor malinj varet nga perparimi selektiv per mutacion dhe nga numri i gjeneve kanceroze.
Ky model i ri ndihmon ne shpjegimin e ndryshimeve te medha qe shfaqen ne tumoret individuale, problem i cili ka qene per nje kohe te gjate nje “rebus” per kerkuesit ne mbare boten. Rritja e jashtezakonshme e te dhenave te disponueshme ka bere te mundur te arrihen rezultate ne kuptimin e biosistemeve komplekse, sic eshte dhe kanceri. Modele te reja matematike si ky japin arme te fuqishme per te luftuar kancerin dhe ne te njejten kohe ju japin pergjigje ceshtjeve biomjekesore.

Posted in: kancer, mjekesi, qeliza