Sfidoni shimpanzene, nese mundni…

Posted on Dhjetor 5, 2007 nga

6



Sfidoj secilin prej jush qe te arrije ta zgjidhe kete loje me shpejt se shimpanzeja Ajumu (Ayumu). Loja eshte fare e thjeshte dhe konsiston ne shfaqjen e nente shifrave ne ekran, te cilat me pas mbulohen nga katrore. Qellimi i lojes eshte te arrish te memorizosh vendosjen e numrave sipas rradhes rritese. Per te pare se cfare eshte ne gjendje te beje shimpanzeja ne fjale ju mjafton te shikoni videon me poshte.


Eksperimenti i kryer nga Primate Research Institute i universitetit te Kiotos, synon te testoje memorien e castit ose fotografike te shimpanzeve. Kerkuesit u kane mesuar ne fillim 3 shimpanzeve 5 vjecare numrat ne rendin rrites nga 1 deri ne 9 dhe me pas i kane vene te kryejne eksperimentin ne fjale. Rezultatet jane te habitshme, shimpanzeje Ajumu arrin te korre sukses ne 80% te rasteve edhe kur numrat shfaqen per 7 te dhjetat e sekondes. Per te krahasuar kete aftesi te shimpanzeve me njerezit, kerkuesit kane bere te njejtin eksperiment edhe tek disa studente. Rezultati, nje arritje prej vetem 40% (kliko ketu per te pare videon e studenteve). Nderkohe qe Ajumu eshte ne gjendje ta zgjidhe lojen edhe kur numrat shfaqen per vetem 2 te dhjetat e sekondes, nje kohe pothuajse e pakapshme per syrin tone. Edhe pse studentet u sterviten per rreth 3 muaj nuk arriten te mundnin rezultatin e shimpanzese.
Kjo memorie pamore, fotografike nese mund ta quajme keshtu, shfaqet edhe tek femijet e vegjel, por zhduket me kalimin e kohes, pak a shume kur femija fillon te flase. Nga ana tjeter edhe shimpanzete e humbin kete aftesi me kalimin e kohes por shume me ngadale se njeriu. Nje “goditje e rende” per superioritetin e Homo-Sapiens…

Advertisements
Posted in: evolucion, Zbavitje