Rindertohet zemra e nje miu!

Posted on Janar 16, 2008 nga

2



zemer-miu.jpgDoja ta filloja 2008 me nje lajm qe te ishte mjaft te rendesishem, dhe me sa duket zbulimi i bere nga bio-inxhinieret e universitetit te Minesotas (Mineapolis) i arrin (dhe ndoshta i kalon) synimet e mia. Kerkuesit ne kete rast i kane kaluar se tepermi edhe synimet e tyre, duke rindertuar nga e para nje zemer miu. Po, po e lexuat drejt, kesaj rradhe kerkuesit kane arritur te rindertojne dhe te sjellin ne jete zemren e nje miu te ciles i ishin hequr te gjitha qelizat.
Ti marrim etapat me rradhe. Fillimisht kerkuesit kane krijuar nje zemer fantazme, duke hequr te gjitha qelizat e zemres se nje miu nepermjet aksionit te nje detergjenti te posacem. Pas heqjes se qelizave nuk mbeteshin vecse disa fije pa jete te perbera nga kolagjeni, te cilat ruanin sidoqofte formen dhe strukturen e brendshme te nje zemre normale.
Ne kete ‘zemer’ te zbrazur nga lenda me jete, kerkuesit kane injektuar disa qeliza te marra nga zemra e nje miu te sapolindur. Nuk behet fjale per qeliza te padiferencuara, por per qeliza qe kane sidoqofte aftesine te diferencohen ne disa type qelizash. Duke kolonizuar strukturen boshe te zemres, keto qeliza kane riformuar ne disa dite, nje pjese te muskujve kardiake.
Brenda nje jave, nen aksionin e nje korenti te dobet elektrik, zemra filloi te rrahe perseri me nje levizje te dobet (rreth 2% te aktivitetit te nje miu normal). Ky rezultat mund te duket modest, megjithate perben nje arritje te madhe sepse edhe nje rritje prej rreth 10% e aktivitetit kardiak tek disa paciente do te perbente nje permiresim te rendesishem.


Duke perdorur tekniken e mesiperme do te qe e mundshme te rindertoheshin organe per transplant (organe per te cilat dhuruesit jane mjaft te paket). Keshtu nje zemer e marre nga nje person i vdekur prej pak kohesh mund te riperdorej, pasi te kolonizohej nga qelizat e pacientit. Kjo do te perbente edhe nje hap perpara per transplantimin e organeve, sepse ne kete rast do te kishte shume mundesi qe trupi te mos e trajtonte organin e transplantuar si nje organ te huaj dhe nuk do ta luftonte ate. Ekipi ka tentuar, me sukses, te terheqe qeliza edhe nga organe te tjera si muskujt, veshkat, mushkrite. Ne kete menyre teknika mund te pergjithesohej.
zemer-miu-1.jpg Megjithate teknika mbetet akoma ne stadin eksperimental, edhe pse reaksionet jane mjaft pozitive. Ekipi ka ndermend qe te tentoje edhe transplantin e organit te krijuar ne qenie te gjalla. Edhe pse kerkimi do te ndeshet me probleme te medha etike, ai eshte pershendetur nga komuniteti shkencor, pasi paraqet nje alternative te denje per te gjithe ata qe jane te detyruar te vdesin pasi nuk arrijne te gjejne nje organ per ta transplantuar ne trupin e tyre.
Po ju bashkangjit edhe nje foto te zemres origjinale dhe asaj te prodhuar te marre nga revista Nature (faleminderit SelfmadeRadios per foton).

Sipas: Futura-Sciences.fr

Advertisements
Të etiketuara: ,
Posted in: biologji, jete, qeliza