Lente elektronike per nje shikim mbinjeriu!

Posted on Janar 19, 2008 nga

0



Lente elektronikeSigurisht ndoshta nuk jane syte bionike te Terminatorit te luajtur nga A. Schwarzenegger, megjithate kerkuesit e Universitetit te Washingtonit kane bere nje hap te madh perpara ne kete drejtim. Grupi i kerkuesve te drejtuar nga Babak Parviz ka arritur per here te pare te pajise nje lente biologjikisht te sigurte me nje mikroprocesor elektronik.
Prototipi qe eshte prezantuar ne kongresin e Institute of Electrical and Electronics Engineers, permban nje qark dhe disa dioda qe perhapin drite te kuqe. “Duke pare nepermjet ketyre lenteve mund te shihnit ate qe krijohet nga ekrani elektronik si te mbivendosur ndaj botes se jashtme” – raporton Parviz.
“Per momentin behet fjale per nje hap te vogel ne kete drejtim, megjithate mendojme se eshte shume premtues. Eshte e mundur te instalohet cdo lloj aplikacioni, edhe pse ne nuk kemi akoma menduar per aplikimet e kesaj lenteje. Qellimi yne ishte qe te tregonim mundesine e krijimit te nje teknologjie bazike dhe te siguroheshim qe te ishte e shendetshme dhe e sigurte”-theksojne kerkuesit.
Prodhimi i ketyre lenteve ka parashtruar probleme te vecanta, pasi materialet fleksible dhe te sigurte nga ana sanitare qe perdoren normalisht ne lentet jane materiale organike dhe teper delikate, ndersa materialet e perdorura ne qarqet elektrike jane inorganike dhe permbajne substanza helmuese.
Per kete arsye kerkuesit kane ndertuar qarqe te formuara nga shtresa metali, te trashe vetem pak nanometer, ndersa gjatesia e diodave nuk e kalon nje te treten e milimetrit. Per ti bashkuar me materialet organike te lentes, jane perdorur teknika mikrofabrikimi qe perdorin te ashtuquajturin veteasemblim, dhe i gjithe mekanizmi eshte izoluar nga cdo burim i mundshem kontakti me trupin nga shtrese e holle plastike e perkulshme.
Aplikimet e kesaj teknologjie te re, jane nga me te ndryshmet. E vetmja gje qe duhet bere eshte ti lihet rruge e lire imagjinates. Faktikisht mund te shkojne nga nje program i thjeshte per te te tregaur rrugen qe duhet te marresh per tu orientuar ne nje qytet te ri, deri ne mundesine e lundrimit ne internet dhe te kontrollit te e-maileve rruges duke shkuar per ne pune, apo pse jo edhe shikimin naten nepermjet rrezeve ultratekuqe etj. Megjithate aplikimi me i rendesishem per kete teknologji, mbetet rikthimi i shikimit normal personave qe kane probleme serioze me shikimin.

Sipas: lescienze.it

Të etiketuara: ,
Posted in: teknologji