HIV-i dhe 273 proteinat celes te infektimit te tij.

Posted on Janar 20, 2008 nga

1



HIVHIV-i, virusi qe shkakton SIDE-n, eshte nje virus mjaft i thjeshte dhe ne te njejten kohe tmerresisht i komplikuar. Virusi permban vetem 9000 baza ARN-je, nje te njemilionten pjese te materialit gjenetik qe permbahet ne nje qelize njerezore , dhe vetem 9 gjene qe kodojne 15 proteina. Ky virus mund te sulmoje pa pushim qelizat imunitare derisa i gjithe sistemi te shkaterrohet, duke i hapur keshtu rrugen nje sere patologjish qe mund te jene edhe vdekjeprurese.
Per te shkaktuar deme ne sistemin imunitar, ky virus duhet te infektoje vazhdimisht qeliza te reja dhe te shumefishohet, dhe per kete proces ka nevoje per ndihmen e qelizave “pritese”.
Ne nje artikull te publikuar ne revisten online te “Science” Stephen Elledge dhe koleget e tij te Brigham and Women’s Hospital of Boston, kane zbuluar, fale nje teknike te sofistikuar, qe virusi perdor 273 proteina njerezore per te infektuar trupin, nga te cilat vetem 36 ishin te njohura me pare.
Keto proteina te njohura edhe si faktore varesie ndaj HIV-it, (HDF, Hiv dependencu factor) nga te cilat vetem 36 ishin te njohura me pare, jane proteinat qe i lejojne virusit te kryeje shume procese jetesore dhe ne te njejten kohe procese te rendesishme per infektimin e qelizave imunitare, si shkrirja e shtreses proteinike mbrojtese te qelizave dhe infektimi i materialit gjenetik te berthames.
Shume studiues jane dakord me faktin se faktoret e varesise, mund te jene nje drejtim ne te cilin do te punohet ne vitet ne vazhdim per trajtime farmakologjike kunder HIV-it. Per momentin, jane te disponueshme rreth 20 medikamente ne gjendje te izolojne enzimat celes te HIV-it. Para rreth nje muaji ne Shtetet e Bashkuara u aprovua edhe izoluesi i pare i proteinave qe sherbejne si faktore varesie HDF. Ky izolues bllokon nje receptore te quajtur CCR5 te perdorur nga virusi per te hyre ne qelize.
“Ky artikull, do te kthehet ne nje studim celes mbi HIV-in per gjithe dhjetevjecarin ne vazhdim, ose ndoshta edhe per me shume”, ka shpjeguar Robert Gallo, drejtuesi i Institutit te virologjise njerezore te Baltimores ne Maryland, dhe autor i disa prej studimeve te para qe lidhnin HIV-in me SIDE-n.

Burimet: Lescienze.it, Sciencemag.com

Të etiketuara: , , , , ,