Zbulohen yje kuarkesh (?).

Posted on Janar 22, 2008 nga

0



yje-neutrone-kuarke.jpg

Deri me sot yjet e nuetroneve megjithe vecantine e tyre ishin dicka normale per astrofizikanet, por zbulimi qe kane bere kerkuesit e Qendres te Studimeve Hapesinore dhe Rrezatimeve ne Tuluze (CESR Centre d’Etude Spatiale des Rayonnements de Toulouse) eshte dicka akoma me e rralle dhe e pahasur deri me sot.
Pershkrimi i struktura se brendshme te yjeve me neutrone ka qene deri me sot nje nga detyrat me te veshtira dhe te komplikuara per kerkuesit. Keto yje jane mbetjet e shperthimit te nje supernove. Modelet e krijimit te ketyre yjeve parashikojne “zhytjen” e materies ne vetvete pas shperthimit dhe krijimin e nje objekti me dendesi teper te madhe, qe ka afersisht masen e diellit dhe nje diameter prej vetem 10 km. Ne keto dendesi ekstreme, fizika parashikon qe berthama e ketyre yjeve nuk perbehet nga atome por nga neutrone, te cilet mund te permbajne pervec neutroneve te thjeshta edhe thermija te tjera “ekzotike” si pionet, kaonet, dhe madje edhe kuarket.
Duke vezhguar rrezatimin e tre yjeve me neutrone qe ndodhen ne brendesi te tre yjesive (Omega Centauri, M13, NGC2808, distanca e te cilave njihet me saktesi), dhe duke i nenshtruar kete rrezatim analizes spektrale te rrezeve X, kerkuesit kane arritur te gjejne se masa e ketyre yjeve eshte rreth 2.4 here masa e diellit ndersa permasat nuk i kalojne 8km rreze. Keto te dhena perputhen vetem me modelet me te fundit shkencore, qe parashikojne se ne berthamen e ketyre yjeve nen ndikimin e trysnive te larta edhe neutronet shperbehen per ti lene vendin ne menyre te papritur vetem kuarkeve te lira.
Natyrisht keto rezultate duhet te konfirmohen nga vezhgime te tjera, megjithate perbejne nje perparim te rendesishem ne njohjen e asaj cka eshte materia ne dendesi ekstreme: nje problem qe shqeteson njekohesisht fiziken dhe astrofiziken.

Sipas: techno-science.net

Advertisements
Të etiketuara: , , ,