Cfare do te ndodhte ne qofte se koha do te zhdukej? Duket si nje pyetje pak abstrakte dhe idiote dhe, ne qofte se universi u pergjigjet ne cdo pike ligjeve te fizikes aktuale, eshte per me teper edhe nje pyetje qe nuk ka pse te behet. Megjithate universi tone nuk eshte aspak i thjeshte. Dhe duke dale pak nga mendimi yne klasik, transformimi i dimensionit Kohe, ne nje dimension te katert Hapesinor nuk eshte dhe aq e pamundur, madje eshte teorikisht e arritshme. Kjo ide i perket fushes se “braneworld”, koncept qe bashkon universin me 4 dimensione qe njohim dhe superkordat.
Teoria e “brana”-ve eshte nje ide mjaft e cuditshme. Shkurtimisht, nje branë(shkurtim i fjales “membranë”) mund te imagjinohet si nje fare flete e levizshme ne nje dimension superior. Duke qene se ne mund te ndjejme vetem hapesiren tredimensionale pergjate nje dimensioni kohor (kohe-hapesira jone me 4 dimensione qe quhet ndryshe edhe nje univers Lorenci), ne nuk jemi ne gjendje te kuptojme se cfare eshte ose me se mund te ngjaje ky dimension i peste, fatmiresisht qe kemi Matematiken. Matematika mund te perdoret per te pershkruar sa dimensione qe te deshirojme. Kjo gje eshte mjaft e dobishme pasi branat pershkruajne efektin e mbledhur nga “kordat” nepermjet disa dimensioneve dhe forcat e bashkeveprimit te nevojshme per te mundesuar funksionimin e Universit tone. Nga pikepamja e “braneworld”, universi yne me kater dimensione mund te jete i permbajtur ne nje univers shumedimensional, dhe versioni qe ne perdorim per ekzistencen tone, permban vecse 3 dimensione hapesinore.
Zgjerimi i universit (i zbuluar nga Edvin Hubble me 1925) mund te jete ne te vertete nje simptome e je brane qe eshte duke ndryshuar forme. Sipas idese te M.Mars dhe te kolegeve te tij, vezhguesit qe shohin universin dhe qe ndodhen ne nje branë qe eshte duke ndryshuar nga nje branë tipit kohe ne nje te tipit hapesire, do te shihnin nje zgjerim te pershpejtuar; dhe kjo eshte pikerisht ajo qe ne po shohim tani. Sipas teoricieneve kjo teori mund te shpjegoje zgjerimin konstant te universit tone, duke ruajtur karakteristikat fizike te kozmosit ashtu sic i shohim sot, pa patur nevoje te “fajesohen” forma te reja qe nuk mund ti shohim si materia e erret apo energjia e hic-it.
Eshte teper e veshtire qe ne te mund te konceptojme ndonjehere nje kozmos pa dimensionin e kohes, dhe ajo qe mund ti ndodhte universit ne qofte se koha do te kthehej ne hapesire eshte pertej aftesive tona konceptuese. Per momentin me mire te perfitojme dimensioni kohor per aq kohe sa e kemi akoma. “Koha mund te jete duke shteruar…”
Faqja e artikullit origjinal: Is the accelerated expansion evidence of forthcoming change of signature on the brain?
Ketu mund te shkarkoni artikullin ne PDF.
oltimus
1 Shkurt, 2008
Jam dakort me pjesen e fundit. Te jetojme ate kohe qe kemi
Vemendje
3 Shkurt, 2008
Ne nje realitet ku c’do gje po shteron, eshte e lehte shkenctaret t’i thone kohes; Je ne shterim! Por ne, ne kemi rezerva te pa zbuluara, ato jane dimensionet e pa njohura, te cilat do te nxierrin koke vetem atehere kur koha te shteroj. Ne s’zhdukemi, por ne mund te transformohemi.
Titulli; Po sikur KOHA te ishte duke u shteruar ne HAPSIRE? tingellone jo keq edhe sikur t’a bejme;
Po sikur tani ne jemi ne Hapsire pa Kohe?
Kjo do te ishte edhe thirrja ime e preferuar njerzore
blogshkenca
3 Shkurt, 2008
Po sikur tani ne jemi ne Hapesire pa Kohe?
Ky titull do te ishte ndoshta me interesant por jo totalisht i sakte. Teoria e pershkruar me lart, parashikon se tani jemi ne nje faze shnderrimi te Kohes ne Hapesire, pra qe koha ekziston akoma!
Vemendje
4 Shkurt, 2008
Kaluar nga ai kend veshtrim i titullit une cyt subjektin, duke e bere fakt ate qe sugjeron artikulli, se eshte ne fillim te…Hapsir.
Po sikur ne te kemi ato qe fantazojme, dhe shume te pa zbuluara, duke i jetuar, te pa ndergjegjshem per c’ndodh me ne dhe rreth nesh?
Ngjarja do kishte kete skenar qe po mesojme c’do dite e me shume; sikur po krijojme (embrio) shkence etj…
Per mua eshte nje fantazi qe ne e jetojme per realitet cdo gje qe ne (njerzit) quajme shpikje. Ky konstatim del se; Ne jemi (ekzistojme) edhe para se ne te dijm qe jemi (ekzistojme).
Automatikisht pas faktit te mos dijes ne krijojme kohen per furrik te fshehim friken qe gjenerone padija, se e kemi dorezuar veten tek dija, dhe presim te dijeme qe te jemi. Jo! Ne jemi edhe pa vertetuar ate. Si rrezultat ne jemi ne hapsire, dhe s’na le mos dija ta shofim. Njelloje si rrotullimi i tokes, “filloj ateher kur e zbuluam ne”
blogshkenca
4 Shkurt, 2008
“Une mendoj, ndaj ekzistoj” – eshte kjo arsyeja qe ekzistenca jone nuk eshte nje fantazi edhe para zbulimit te faktit qe ekzistojme. Megjithate ketu kalohet ne nje diskutim metafizik, qe perputhet me teper me nje kontekst filozofik mbi ekzistencen.
Vemendje
4 Shkurt, 2008
Une shkruaj:”Une ekzistoj para se te mendoj” ndaj fantazoj, per zbulimin e ekzistences.
Ju shkruani; “Une mendoj, ndaj ekzistoj” para zbulimit te ekzistences.
Pra sic e shef une “ekzistoje para se te mendoj” rreth ekzistences time.
Ju thoni, dikush fillone te ekzistoje kur fillone te mendoj.
Ne flasim per ate qe jemi duke menduar, dhe nuk jemi pse po mendojme.
Ne i japim kuptim te qenurit duke menduar, por kjo eshte teme tjeter, dhe une e fuse temen (kohe-hapsire) ne kete kategori, qe kerkone ti japi kuptim te qenurit me shkencen.
krypton
11 Shkurt, 2008
kjo teme m’u duk pak si shume abstrakte. me duket e cudithsme qe te jetojme ne nje hapsire pa kohe
blogshkenca
11 Shkurt, 2008
Para 5 shekujve njerezve ju dukej e veshtire te jetonin ne nje Toke qe rrotullohej rreth Diellit. Me pare akoma ju dukej e pamundur qe Toka te ishte sferike.
Jo gjithcka qe na duket e pamundur eshte e tille.
krypton
11 Shkurt, 2008
po por koha…
nk eshte se jemi ne nje provim dhe na mbaroi ora qe ne ishte dhene ne dispozicion.
krypton
12 Shkurt, 2008
gjithesesi. un do ta besoj vetem kur nje Magelan do ta vertetoje qe koha po shteron. mund te me quash driteshkurter por per kete mund edhe te kesh te drejte
blogshkenca
12 Shkurt, 2008
Nuk eshte problemi ne te qenit driteshkurter apo largpames, koncepti qe trajtohet ne teori eshte praktikisht i pakapshem per te gjithe njerezit, i pandjeshem dhe i pa perfytyrueshem. Eshte vetem matematika qe na lejon ti “shohim” fenomenet nga nje kend tjeter, dhe keshtu edhe ato qe mund te na duken te paperfytyrueshme te fillojne te bejne pjese pak nga pak ne konceptin tone per boten qe na rrethon.
Eshte njesoj si dimensionet shtese hapesinore, ne nuk mund ti ndjejme megjithate nuk eshte e pamundur qe te ekzistojne.
Sidoqofte teoria ne fjale eshte nje teori mjaft e re, teper e debatuar dhe nuk eshte e pamundur qe te jete e gabuar, megjithate ka gjithnje nje mundesi sadopak e vogel qofte kjo qe te jete e vertete, dhe sic na meson historia kane qene teorite me te “cmendura” qe kane krijuar gjithnje revolucione shkencore.
mario meca
29 Gusht, 2011
Nje dimension i katert. Ne fillim duket absurde po ndoshta seshte edhe aq. Ne rastin e dimensionit hapsire-kohe nuk kemi te bejme me dimensionet qe dime nga matematika qe jane ‘x’ ‘y’ ‘z’ por per dimensionet e fizikes qe jane masa, hapesira dhe koha. dimensioni i katert do ishte nje nderthurje e hapsires dhe kohes ne nje te vetme. Ne nuk po perballemi me nje zevendesim te kohes me hapsiren por me nje nderthurje te ketyre 2 koncepteve. Kush e krijon kte nderthurje? Epo mendohet se graviteti eshte faktori kyc. Persa i perket supozimeve qe un do ti quaja te kota pa dashur te ofendoj asnjerin qe kemi te bejme me nje shterim te kohes atehere do te thoja se nuk ia vlen ta diskutojme. Ka koka te shkences shum me te medha se ne dhe un nuk di te kem degjuar asnjehere prej tyre nje teori te tille.
Adem
15 Shkurt, 2008
kosmosi dhe hapsira esht shum e vogel sa qe ne nuk mund ta shohim me sy !!! shiquar nga nji aspekt studimi
ylli
17 Korrik, 2008
Qdo te behej nese nuk dO te ekzistonte kOha do te jetonim pergjithmone apo qfare kesaj pyetje nukk Mund ti pergjigjet as BLOGSHKENCA madje as shkenctaret.
anonim
18 Gusht, 2008
Sa me e madhe te jete shpejtesia e levizjes aq me e vogel eshte levizja e kohes ky perpjestim paraqet perthyeshmerin e kohes ne hapesire . sikur te ishte e mundur te zhduket koha dhe hapesira atehere do te zhdukej edhe materia dhe levizja andaj nk eshte e mundshme qe te jetohet pa kohe sepse koha lidhet me materjen dhe hapesiren
adri
25 Shtator, 2009
pa ca a koha iher
adri
25 Shtator, 2009
po sikur koha te jete nje makine kohe? sepse sa me shume kohe qe kalon ne shkojme ne te ardhmen
*JONIDA *OLLDASHI
19 Maj, 2010
ANTROPOLOGJIA SOCIALE FAKTORIN KOHE E KANE CELSIN E EKZISTENCES TE INDIVIDIT DHE JETES SE TIJ.KOHA ESHTE FAKTORI I EVULIMIT TE KURTURES DHE TRASHEGIMISE SONE.PA FAKTORIN KOHE NE NUK MUND TE LLOGARISIM EVULUCIONIN E JETES SONE. ESHTE E CUDICME, KUR ISHIM FEMIJE KISHIM SHUME KOHE, TANI TE RRITUR? SKAM KOHE THEMI. POR FAKTORI KOHE ,MBETET DHE ESHTE NJE PJESE SHUME E RENDESISHME E JONA,JEMI TE UDHEHEQUR DHE TE VARUR PREJ SAJ.
mario meca
29 Gusht, 2011
Nje dimension i katert. Ne fillim duket absurde po ndoshta seshte edhe aq. Ne rastin e dimensionit hapsire-kohe nuk kemi te bejme me dimensionet qe dime nga matematika qe jane ‘x’ ‘y’ ‘z’ por per dimensionet e fizikes qe jane masa, hapesira dhe koha. dimensioni i katert do ishte nje nderthurje e hapsires dhe kohes ne nje te vetme. Ne nuk po perballemi me nje zevendesim te kohes me hapsiren por me nje nderthurje te ketyre 2 koncepteve. Kush e krijon kte nderthurje? Epo mendohet se graviteti eshte faktori kyc. Persa i perket supozimeve qe un do ti quaja te kota pa dashur te ofendoj asnjerin qe kemi te bejme me nje shterim te kohes atehere do te thoja se nuk ia vlen ta diskutojme. Ka koka te shkences shum me te medha se ne dhe un nuk di te kem degjuar asnjehere prej tyre nje teori te tille.