Udhëtim rreth botës…

Posted on Shkurt 2, 2008 nga

1



Të përdoren automobilët dhe të mos ndotet ambjenti është një nga bindjet e tij, dhe për këtë bëri dhe këtë udhëtim pionierësh.Është thjesht një mësues zvicerian, Louis Palmer, që arriti këto ditë në Sidney, duke realizuar etapën e parë të udhëtimit rreth botës me një makinë me bateri (të ushqyera nga panelet diellore).

Ai është nisur nga Lucerna para shtatë muajsh me makinën e tij me tre rrota, me një motorr prej 13 kw, duke ecur me një shpejtësi mesatare prej 50 km/orë ( Vmax= 90 Km/orë) me një autonomi, me bateri të ngarkuara, për të bërë rreth 400 km. Palmer ka përshkruar rreth16 mijë km në Europë, Lindjen e mesme dhe Azi. Nga Bali në Indonezi, ku zhvillohej konferenca e OKB-se mbi klimën, ka udhëtuar deri në Zelandën e Re në bordin e anijes së Greenpeace, Rainbow Warrior 2, që ishte drejtuar drejt Oqeanit antartik për të penguar flotën japoneze në gjuetinë e balenave. Pasi përshkoi gjithë Zelandën e re, arriti me traget në Australi, të cilën do ta përshkojë nga lindja në perëndim për të vazhduar më pas në Amerikën Latine, USA e më pas në Afrikë.

Makina e tij, tërheq nga pas një rimorkio të vogël prej 6 metrash katrorë të mbuluar me panele solare, prej së cilës furnizohen dhe bateritë e makinës.

«Kur e gjithë bota flet për ngrohjen globale, është koha për të treguar zgjidhjet e mundëshme», ka deklaruar Louis.

makina-diellore.jpg