ADN në laborator

Posted on 2 Shkurt, 2008 nga

1



“Vënd pune për kërkues të kualifikuar dhe të motivuar,me eksperiencë në mikrobiologji dhe në gjenetikën e baktereve. Dërgoni kurrikulum tek floyd@scripps.edu “.
Një lajmërim i tillë nga laboratorët e Romesberg, do të stimulojë kërkuesit e rinj, sepse që para ca ditësh, drejtuesi i saj, kaliforniani Floyd Romesberg, është një Figurë, dhe mund të renditet në Olimpin e «Zotave të ADN-se», në të cilin, Zeusi është Craig Venter, dekodifikatori i gjenomës së njeriut dhe projektuesi i parë i një bakteri sintetik.
Por Romesberg, nuk është kufizuar në manipulimin e ADN-së, duke kërkuar kombinime të ndryshme gjenesh, ai ka krijuar një pjesë të ADN-je artificiale, që kurrë më parë në natyrë nuk ishte menduar se mund të realizohej.

Është fillimi i një periudhe të re inxhinjeristike në të cilën mund të ndërmerren ndërhyrje më konkrete dhe mbi vetë ne, duke kaluar cakun e evolimit të qënies njerëzore përtej kufizimeve që natyra na ka vënë deri më sot.

Romesberg, ka arritur diçka të jashtëzakonshme: ka krijuar dy baza artificiale, për t’ju shtuar atyre të katërtave që janë klasiket e Dna-së, që janë, adenina (A), guanina (G), timina (T) e citosina (C). I ka quajtur dSICS e dMMO2 .
Ashtu si katër të tjerat, edhe këto, kanë vetinë të lexohen dhe kopjohen nga enzimat të cilat kanë për detyrë që të replikojnë ADN-në brënda një qelize, duke garantuar kështu kalimin e informacioneve gjenetike nga brezi në brez.