Te gjithe ata qe mendojne se celularet e sotem kane arritur maksimumin e tyre per sa i perket fantazise dhe mundesive per tu zhvilluar, tani me duhet te rimendohen pasi Nokia Morph do te ndryshoje per gjithnje menyren se si e shohim celularin. Nokia Morph eshte nje koncept i ndertuar nga NRC (Nokia Research Center) dhe Universiteti i Kembrixhit (Cambridge University) dhe u prezantua ne Muzeun e Artit Modern ne New York. Ky koncept perfiton se tepermi nga perdorimi i nanoteknologjive te cilat me sa duket do ta revolucionalizojne nje here e pergjithmone boten e sistemeve teknologjike. Duke perdorur kete teknologji aparati qe do te perdorim ne te ardhmen per te komunikuar do te jete ne te njejten kohe: celular xhepi, kompiuter me tastiere te perthyeshme, aparat fotografik, te gjitha keto duke ofruar mundesine e ndryshimit te formes fizikes fale struktures te kuruar deri ne cdo atom. Morph nuk le pas as anen e stilit, dhe sic shihet edhe ne pjesen e fundit te videos ofron mundesine e abinimit me stilin e veshjes per te gjithe ata qe nuk deshirojne te heqin dore nga stili i tyre personal dhe e shohin celularin si nje objekt te thjesht teknologjik qe jo gjithnje pershtatet me shijet e tyre.
Edhe psse per momentin mund te duket thjesht fantashkence Nokia ka vendosur ta vere ne prodhim kete aparat pas 7 vjetesh, kur nanoteknologjia te kete arritur nje stad zhvillimi dhe maturimi me te larte.
Fotot ne vazhdim…
Per me shume: Nokia Morph Concept
tetena
2 Qershor, 2008
uaaaaaaaaaa. e pashe deri ne fund videon qe eshte nje çik e gjate. Fantastike.
blogshkenca
2 Qershor, 2008
Nuk do te ishte keq sikur ne te ardhmen te te dhuronin nje bizhu qe per me teper perdoret edhe si celular, dhe jo vetem…