Mundesohet krijimi i indeve jetesore.

Posted on Mars 8, 2008 nga

1



biomateriale.jpg
Biomaterial multimembranor

Fakti qe bioteknologjia eshte nje dege ne zhvillim me hapa galopante (kush ka ndermend te investoje ne Burse le ti hedhe edhe nje sy nderrmarjeve qe merren me kete dege) eshte nje argument qe e kemi trajtuar edhe me pare, dhe arritja e bere nga kerkuesit e CNRS e konfirmon edhe njehere kete fakt. Njesia e “Inxhenierise te materialeve polimere” te CNRS, ka rritur te prodhoje nje tip te ri bioreaktori i cili mundeson shtimin e qelizave me natyre te ndryshme.
Trupi njerezor eshte i perbere ne sasi te madhe nga uji, keshtu shtresat qe e formojne ate mund te konsiderohen si xhel i lengshem me nje struktur mjaft komplekse. Keto shtresa jane te formuara nga nje rrjet polimerresh qe rrethojne nje sasi te madhe uji (80 %) dhe nga qeliza te gjalla qe prodhojne keto rrjete polimerresh. Nje pjese e madhe e lendeve te gjalla qe perbejne trupin tone eshte e ndertuar ne forme shtresash (e ngjashme me strukture qe ka qepa) qe permbajne qeliza qe nuk mund te zhvendosen lirisht nga nje shtrese ne nje tjeter.
Duke u nisur nga ky fakt nje ekip i perbere nga kerkues te universitetit te Lionit, dhe te Shen-Etienes (Saint Etienne), ka arritur te krijoje nje forme te re hidroxheli te perbere nga membrana te ndryshme te permbajtura njera brenda tjetres. Keto biomateriale mond te marrin forma te ndryshme (sfera, disqe, tuba, etj) dhe mund te perdoren gjeresisht ne fushen biomjekesore.
Ndryshe nga materialet qe perdoren aktualisht, keto tipe te reja materialesh lejojne kultivimin e qelizave te ndryshme ne pjese te ndyshme te membranave te tyre, gje qe i hap rrugen prodhimit te lendeve komplekse pluriqelizore si lekura ose enet e gjakut.
Studime te tjera me pak te thelluara mbi keto materiale tregojne se mund te perdoren edhe per te prodhuar shtresa kockore in vitro. Mundesia e ndarrjes se qelizave te llojeve te ndryshme ne membrana te ndryshme, u lejon ketyre materialeve tu pergjigjen plotesisht kerkesave per transplant qe po behen gjithnje e me te shumta.

Sipas: techno-science.net & CNRS

Të etiketuara: , ,