Zhgenjimi i Titanit

Posted on Mars 14, 2008 nga

0



Cfare ndodh kur teoria nuk perkon me realitetin?
titan-liqen-hidrokarbure.jpgPara dergimit te Kasinit (Cassini) rreth Saturnit, dhe mbi te gjitha para uljes se sondes europiane Hygens (Huygens) mbi Titanin, satelitin me te vogel te Saturnit, astrofizikanet ishin te bindur se ky i fundit do te qe i mbuluar ne menyre uniforme nga nje oqean metani me nje thellesi prej rreth 1 kilometer. Megjithate imazhet e derguara nga keto dy sonda nuk vertetojne kete supozim, perkundrazi…
Atmosfera e Titanit eshte e perbere kryesisht nga azoti dhe metani, qe formojne nje mjegull te dendur ngjyre portokalli dhe qe mbulojne vazhdimisht siperfaqen e ketij satelit. Kjo perberje krijon reaksione kimike te komplikuara, nga te cilat prodhohet etani dhe hidrokarbure te shumta. Duke u kondensuar me njera tjetren keto dy elemente, duhet te kishin formuar nje shtrese te dendur qe duhet te mbulonte gjithe satelitin. Te pakten kjo ishte ajo cka mendohej para uljes se sondave mbi te.
Imazhet e derguara nga dy sondat tregojne se vetem rajonet me te larta permbajne disa liqene te vogla metani te cilat perbejne vetem 14% te siperfaqes se pergjithshme te satelitit.
Pyetje e pare qe shtrohet ne menyre natyrale pas observimit te ketyre imazheve eshte: pse liqene dhe jo oqean? Dy astrofizikante Olivier Muzi (Olivier Mousis), i observatorit te Bezansonit (Besançon), dhe Bernard Shmit (Bernard Schmitt), i laboratorit te Planetologjise ne Grenoble, propozojne nje shpjegim per kete fenomen. Sipas tyre siperfaqja e Titanit eshte poroze dhe poshte saj ndodhet nje shtrese krio-llave (llave qe del nga kriovullkanet ne gjendje te nxehte e perbere jo nga metale ne gjendje te shkrire por nga uji, amoniak ose metan te ndodhura nen trysni te larte brenda kriovullkanit). Keshtu 2 kilometrat e para te kores se satelitit do te permbanin nje sasi te madhe kriollave e cila ka aftesine te thithe hidrokarburet e atmosferes. Kerkuesit shpjegojne se do te mjaftonte nje porozitet prej vetem 10% i siperfaqes se Titanit per te bere te mundur thithjen e gjithe sasise se hidrokarbureve te prodhuara nga Titani gjate gjithe historise se tij.
Per ti u rikthyer pyetjes se bere ne fillim. Ky zbulim eshte nje nga shembujt e shumte te ecjes dhe zhvillimit te shkences se “vertete”. Kjo e fundit nuk eshte e perbere nga dogma te pandryshueshme, te shkruara dhe te vulosura me vule ari. Ajo eshte dicka ne evolucion, nje lume ne rrjedhje qe merr gjate rrjedhes se tij ide dhe supozime nga me te ndryshme por qe derdh ne “detin” e madh te realitetit vetem ato me te saktat, vetem ato qe na lejojne ta kuptojme me te vertete boten qe na rrethon. Dhe kur teoria nuk perputhet me realitetin nuk eshte ky i fundit qe perpiqemi te shtremberojme, por plotesojme, ndryshojme, ne disa raste edhe zhdukim fare teorine. Gjitha keto per ti sherbyer ne menyre sa me te plote se Vertetes.

Burimi: Observatoire de Besançon
Imazhi: Imazh radar me ngjyra te ndryshuara i nje liqeni hidrokarburesh ne polin e veriut te Titanit. Kredit: Nasa/JPL/USGS

Të etiketuara: , , , ,
Posted in: astronomi, planet, Teori