Historia gjenetike e shqiptareve (???)

Posted on Mars 21, 2008 nga

3



adn-gjenetike.jpgNiveli i ulet i profesionalitetit te gazetareve ne vendin tone eshte dicka me te cilen tani jemi mesuar te jetojme. Na eshte bere shprehi qe sa here lexojme nje numer pjesemarresish ne mitingje a lekesh te grabitura nga ndonje banke, ta pjesetojme me 10 ne menyre qe te lexojme dicka me prane realitetit dhe pa petkun e “pseudo scoop-it” qe gazetaret duan ti krijojne.
Te gjithe ata qe paten durimin te lexonin keto rreshta do te jene duke pyetur veten se c’hyn nje artikull mbi mediat shqiptare ne nje blog per shkencen? Normalisht pergjigjia do te ishte se nje artikull mbi nivelin e ulet gazetaresk ne Shqiperi nuk ka asnje lidhje me nje blog mbi shkencen, dhe se normalisht ka ngjarje shume me te rendesishme per tu raportuar se ajo cka mire dihet. Kjo derisa disa gazetareve nuk i hip ndermend te bejne emisione dhe dokumentare mbi shkencen, dhe nepermjet ketyre emisioneve kerkojne te zbulojne prejardhjen e “vertete” te shqiptareve. Natyrisht te raportosh ne menyre te gabuar (ose te ekzagjeruar) numrin e pjesmarresve ne mitingun e rradhes eshte dicka qe edhe mund te “gelltitet”, por me Shkencen nuk behet shaka, dhe mbi te gjitha nuk behen “scoop”-e!

Kushdo qe ka provuar te shkruaje dicka mbi gjenetiken per t’ia paraqitur nje publiku te gjere e ka vene re menjehere se sa e veshtire eshte ti permbahesh ne te njejten kohe realitetit shkencor dhe te jesh i kuptueshem per nje mase te gjere njerezish te cilet jodomosdoshmerisht njohin ne thellesi gjenetiken. Mjafton nje ndryshim i vogel ne artikull, ose paraqitja e njeanshme e problemit dhe ky i fundit, edhe pse i kuptueshem dhe interesant per degjuesit, ka pak te verteta shkencore.
Me sa duket ky shqetesim nuk i eshte shfaqur gazetareve te Vizion+ kur kane vendosur ti gjejne prejardhjen e “vertete” shqiptareve, duke i hyre me “thellesi” kerkimeve ne gjenetike. Keshtu duke kerkuar ne dokumente dhe kerkime te viteve 90 kane arritur te zbulojne (ne emisionin e dates 8 shkurt 2008) se Ne e kemi prejardhje nga popujt nordike. Normalisht te kesh prejardhjen nga popujt nordike nuk ka asgje te keqe, dhe mund te jete edhe e vertete, megjithate qe te pohosh dicka te tille duke u munduar ta vertetosh nepermjet kerkimeve gjenetike, duhet te jesh me te vertete Ekspert ne kete fushe. Mbi te gjitha nese marrim parasysh se kerkimet gjenetike ne shkalle popullate ne nje vend ku flitet akoma per problemin e pajisjes me karta identiteti, nuk duhet te jene kaq te shumta sa per te mbrojtur nje hipoteze te tille.

Fatmiresisht blogosfera (rendesia e se ciles nuk eshte dicka per tu vertetuar), i lejon edhe personave shume me te afte por qe nuk kane mundesine te shfaqen ne media, te bejne analiza te thelluara mbi pohime kaq delikate. Keshtu tek selfmaderadio gjeni te shkruar nje replike mjaft interesante mbi emisionin ne fjale dhe mbi hipotezat qe ky i fundit paraqet. Me shprese qe pas leximit te artikullit te kini krijuar nje ide me te qarte mbi kete teme!

Link: Origjina nordike e shqiptareve – Replike

Të etiketuara: , , , ,
Posted in: biologji, gjen