Nje “tru” per nanorobotet

Posted on Mars 30, 2008 nga

0



NanokompiuterNje ekip kerkuesish te Institutit Kombetar te shkencave te materialeve ne universitetin e Tsukuba, ne Japoni, ka arritur te krijoje kompiuterin me te vogel ne bote te perbere nga vetem 17 molekula!
Ky sistem qe funksionon ne paralel, eshte ne gjendje te kryeje disa veprime ne te njejten koha. Perberesit e perdorur jane molekula ne gjendje te shfaqin 4 pozicione te ndryshme. Kompiuteri perbehet vetem nga nje lloje unaze, ne qender te se ciles ndodhet molekula qendrore, ndersa reth saj ka 16 molekula te tjera periferike. Per ta aktivizuar nanokompiuterin, dergohet nje sinjal elektrik ne molekulen qendrore nepermjet nje mikroskopi me efekt tynel. Ky lloj mikroskopi sherben per te vezhguar objektet ne shkalle molekulare, por edhe per ti manipuluar ato (ndryshe nga teleskopet e zakonshem qe sherbejne vetem per vezhgim). Ai eshte i perbere nga nje maje ultra e holle ne gjendje te veproje ne nivelin atomik, duke krijuar nje tynel elektrik midis saj dhe atomeve, prej nga emri mikroskop me efekt tynel.
Pasi aktivizohet, molekula qendrore i dergon instruksionin e saj 16 molekulave periferike. Sipas nje prej kerkuesve Anirban Bandyopadhyay, ky lloj ndertimi i vecante ne te cilin nje element komunikon njekohesisht me shume te tjere, gjendet edhe ne menyren e funksionimit te neuroneve.
Kerkuesit nuk jane mjaftuar me kaq. Ata jane perpjekur te lidhin kompiuterin e tyre me 8 nanomakina, si per shembull ashensori me i vogel ne bote, i afte qe te ngjitet dhe te zbrese vetem nje nanometer (1 e miliarda e metrit). Keshtu ata verejten se ishin ne gjendje te drejtonin sisteme te jashtme te lidhura me kompiuterin.
Ajo cka eshte me e rendesishme ne kete zbulim jane perdorimet qe mund ti behen. Fillimisht do te mundesohej te ndiqej ligji i Moore (qe thote se fuqi dhe kompleksiteti i kompiuterave dyfishohet cdo 18 muaj). Mjafton te imagjinohen me miliona nga keta nanokompiutera te lidhura ne sera per te krijuar procesore shume te fuqishem. Pervec kesaj zbulimi ne fjale i hap rrugen edhe shume perspektivave ne mjekesi. Keshtu do te ishte e mundur te ndertoheshin nanorobote ne gjendje te kryenin nderhyre nga me delikatet brenda trupit te njeriut. Ne rast te nje tumori ne tru per shembull, do te mjaftonte te injektoheshin ne gjak nje kompiuter qendror i lidhur me nanomakina te cilat do te vinin ne funksionim nje program te vecante.
Megjithate per te mundesuar perdorimin e ketij zbulimi, progrese te tjeraduhen kryer. Se pari, perdorimi i nje mikroskopi me efekt tynel per te derguar udhezime eshte teper i veshtire dhe i shtrenjte per tu perdorur. Per me teper ne qofte se deshirojme te lejojme nanorobotet te qarkullojne ne tru per eliminuar tumoret, nje mikroskop i tille natyrisht qe nuk mund te perdoret. Kerkuesit jane duke tentuar te gjejne “aktivizues kimike”, si proteinat, per te derguar instruksionet e tyre nanokompiuterave. Nje tjeter aspekt mbi te cilin eshte duke u punuar eshte rritja e fuqise se ketyre nanokompiuterave. Keshtu ne qofte se ne vend te ndertimit unazor do te kalohej ne nje ndertim sferik, do te mund ti dergohej instruksioni jo me 16 por 1024 molekulave njekohesisht.
Edhe pse per momentin perdorimet praktike mund te duke te largeta mjafton te shihet perparimi qe eshte bere ne fushen e kompiuterave normale 30 vitet e fundit per te arritur te kuptohet se brenda nje dhjetvjecari, keto lloj nanokompiutera mund te kthehen ne nje mjet te zakonshem per mjekesine dhe laboratoret kerkuese.
Ketu mund te gjeni nje video (ne anglisht) qe shpjegon funksionimin e ketij kompiuteri molekular.
Marre nga: internetactu.net