Google investon ne kerkimet mbi ADN-ne

Posted on Prill 7, 2008 nga

2



AdnKemi folur shpesh per bioteknologjite, teknikat e manipulimit te ADN-se, dhe klonimin e qelizave, teknika qe mund te revolucionarizojne fushen e mjekesise ne vitet e ardhshme. E ardhmja e mjekesise duket se paraqitet gjithnje e me e frytshme, dhe numri i nje i motoreve kerkues ne internet, Google, nuk deshiron te mos jete pjesemarres ne kete revolucion qe po paraqitet gjithnje e me i mundshem. Nderhyrja e tij ne kete fushe mund te jete vendimtare per te ardhmen. Fale resurseve te medha financiare Google mund ti jape nje shtyse akoma me te forte kerkimeve, duke shpresuar qe ne te ardhmen tu ofroje perdoruesve te tij sherbime akoma me te plota dhe specifike per gjithsecilin.
Pervec 23andMe dhe Google Health (sit qe mban te dhenat mjekesore te pacienteve) dy sherbimeve te lidhura drejtepersedrejti me fushen e mjekesise, Google ka vendosur te investoje edhe ne fushen e kerkimeve gjenetike dhe te ADN-se. Sipas disa te dhenave “Big G” eshte duke investuar ne nje projekt te universitetit te Harvard-it per te zbuluar sekretet e semundjeve me te perhapura duke dekodifikuar ADN-ne e rreth 100 000 personave. Ne qofte se projekti do te perfundohej do te ishte programi me i rendesishem i studimit te gjenomes njerezore ne nivel boteror, dhe natyrisht do te mundesonte zbulimin e kurave te reja per semundje deri me sot te pakurueshme.
Ne fazen fillestare projekti do te perfshije nje mije persona nga Shtet e Bashkuara, Anglia, Kina, dhe Zvicra dhe do te kushtoje 50 milion dollare.

Burimi: TechCrunch.com

Të etiketuara: , , , ,