Nje algoritem per te parashikuar te ardhmen financiare te nje nderrmarjeje

Posted on Prill 16, 2008 nga

0



matematikeDy kerkues taivaneze kane zbuluar nje perafrim matematik te bazuar mbi principin e perzgjedhjes natyrore (princip baze per teorine e evolucionit) qe do te mundesonte te gjendej momenti kur nje nderrmarje fillon te dobesohet dhe te mos jete me frytdhenese. Njohja e gjendjes financiere te nje nderrmarjeje dhe ‘parashikimi’ i saj eshte i nevojshem si per punonjesit ashtu edhe per kredituesit dhe investitoret. Megjithate, eshte teper e veshtire te arrish te parashikosh te ardhmen e saj financiare per shkak te numrit te madh te faktoreve nga te cilet ajo varet.

LIN Ping-Chen, i Universitetit kombetar te shkencave te aplikuara te Kaohsiung, dhe CHEN Jiah-Shing, i Universitetit qendror te Taivanit, jane bazuar tek disa nga principet e evolucionit biologjik per te ndertuar nje algoritem ne gjendje te parashikoje te ardhmen financiare te nje ndermarjeje. Per ta arritur kete qellim, kane perdorur variabla te ndryshme qe simbolizojne faktoret reale, si te ardhurat neto, kostot etj, duke i dhene seciles prej tyre nje rendesi te caktuar. Duke u nisur nga te dhenat e mbledhura mbi aktivitetin e nje nderrmarjeje muajt ose vitet e fundit, testojne modelin e tyre duke i lejuar algoritmit te ndryshoje automatikisht ne baze te te dhenave rendesine e secilit prej faktoreve derisa te gjenden rezultatet aktuale te nderrmarjes. Keshtu procesi mund te vazhdoje per te lejuar llogaritjen e aktivitetit ekonomik te nderrmarjes edhe ne muajt ne vazhdim.

Algoritmi zhvillohet ne te njejten kohe si nderrmarja, dhe i pershtatet automatikisht gjendjes se saj financiare duke mundesuar ndryshimin e variablave sipas karakteristikave te cdo nderrmarjeje. Ky model eshte ne gjendje te kombinoje edhe rezultatet e disa shoqerive. Testet e kryera kane vertetuar efikasitetin e modelit, dhe te ketij perafrimi “biologjik” te gjendjes finaciare.

Burimi: bulletins-ellectroniques.com

Advertisements
Të etiketuara: , , ,