Ne kerkim te lendes se erret

Posted on Prill 18, 2008 nga

0



Materia e erret, eshte nje pjese e teorise se krijimit te universit nepermjet Big Bangut, ekzistenca e se ciles nuk ka qene e mundur te vertetohej deri me sot ne menyre direkte, edhe pse matje te ndryshme te nivelit te energjise ne univers mbeshtesin kete ekzistence. Sipas teorise, lenda e erret eshte e perbere nga therrmija hipotetike te prodhuara nga Big Bangu dhe te perhapura me pas ne gjithe universin, te cilat edhe pse permbajne nje energji te madhe, kane nje bashkeveprim jashtezakonisht te dobet me materien (sidoqofte te pamatshem ne menyre te drejtperdrejte nga aparaturat e sotme).Per te vertetuar prezencen e kesaj lende ne univers eksperimente te ndryshme, jane zhvilluar qysh prej momentit te hipotetizimit te ekzistences se saj. Pas vitesh kerkimesh, me sa duket Laboratoret e Shkembit te Madh (Laboratori del Gran Sasso) kane arritur te observojne fenomene te lidhura ne menyre te drejtperdrejte me pranine e lendes se erret.
Eksperimenti qe ka mundesuar zbulim e jashtezakonshem quhet DAMA, dhe perdor aparatura super te ndjeshme te cilat jane ne gjendje te shfaqin nje “flash”, nje fije drite, sapo nje prej therrmijave te lendes se erret, te quajtura ndyshe edhe WIMP (weakly interacting massive particles), hyn ne bashkeveprim me nje atom. Edhe pse “flash”-e te tilla jane shfaqur qysh ne fillimet e venies ne pune te eksperimentit me 1996, deri me sot nuk ka qene e mundur te vertetohej nderhyrja e lendes se erret ne prodhimin e ketyre shkendijave (edhe nderveprimet ndermjet atomeve mund te clirojne elektrone dhe shkendija drite te kapshme nga aparati). Zbulimi i bere nga grupi italo-kinez, i drejtuar nga Rita Bernabei e Universitetit te Romes, qendron ne faktin se dendesia e ketyre shkendijave ndryshon gjate stineve te vitit. Keshtu gjate qershorit eshte verejtur nje numer me i madh shkendijash ndersa gjate dhjetorit numerohet numri minimal i tyre. Duke qene se laboratoret jane ndertuar ne nentoken e nje mali shkembor, prej nga emri, per te qene sa me te izoluar, perjashtohet mundesia e nderhyrjeve te jashtme atmosferike tokesore. Ky ndryshim shpjegohet me ciklet e rrotullimit te Diellit rreth vetes, te cilat gjate muajve te veres sjellin nje “ere” therrmijash te lendes se erret mbi planetin tone. Ky eshte hapi i pare i matjes se drejtperdrejte te nderveprimit te dobet (nevojiten mbi 100 kg iodur-calciumi qe te mund te verehet nje numer minimal shkendijash) midis lendes se erret dhe materies.
Pervec faktit se mbetet per momentin teoria me e logjikshme dhe e besueshme per krijimin e universit, teoria e Big Bangut po vertetohet nen shume aspekte te saj nga eksperimente te kryera ne menyre te pavarur nga laboratoret e gjithe botes.

Burimi: Laboratori del Gran Sasso/news