Nanotherrmija ne luften kunder tumoreve

Posted on Maj 8, 2008 nga

0



kancer tumor

Kimioterapia eshte nje arme efikase ne luften kunder kancerit. Fatkeqesisht, efektet anesore jane teper te renda, gje qe e kufizon zonen e perdorimit te kimioterapive ne trajtimin e luftes kunder tumoreve. Fale zhvillimit te nanoteknologjive dicka mund te ndryshoje ne aplikimin e ketyre terapive te rrezikshme. Nje studim tregon se duke perdorur nanotherrmija te mbuluara me substaca aktive do te mjaftoje nje doze 1000 here me e dobet per te trajtuar disa lloje tumoresh.
Patrick M. Winter, Gregory M. Lanza dhe Samuel A. Wickline jane pioniere te perdorimit te nanoteknologjive ne mjekesi. Keta anetare te Washington University School of Medicine ne Shen-Luis (Saint-Louis) kane studiuar zhvillimin e nje tumori te bombarduar me nanotherrmija te mbuluara me fumagiline, nje toksine e perdorur ne kimioterapine tradicionale qe ndodhet tek disa kerpudha.
Nanotherrmijat me nje diameter prej 200 nanometrash (500 here me te vogla se nje fije floku), pervec fumagilines, jane shenjuar edhe me nje element radioaktiv ne menyre qe te jene me te dukshem gjate rezonances magnetike. Kerkuesit kane studiuar efektin e ketyre therrmijave mbi enet e gjakut qe ushqenin tumorin ne lepuj tek te cilet ishin injekutar therrmija me dhe pa fumagiline. Kjo toksine perdoret ne doze te larte ne kimioterapi, por efektet e saj neurotoksike, e bejne praktikisht te pamundur zgjatjen e terapise. E vendosur ne siperfaqen e nanothermijave, ajo ndihmon keto te fundit te fiksohen ne proteinat e qelizave te eneve te gjakut qe ushqejne qelizat kanceroze, detyron bllokimin e ketyre eneve, dhe si rrjedhoje edhe izolimin e tumorit. Eksperimentet tregojne se me doza 1000 here me te vogla, sasi ne te cilen toksina nuk eshte helmuese per njeriun, zhvillimi i tumoreve ngadalesohet ne menyre te ndjeshme. Sic shihet ne fotografi, tumori i trajtuar me kete metode (majtas) eshte zhvilluar shume here me pak se tumori i patrajtuar (fotografia ne te djathte).
Per me teper, nanotherrmijat duke u fiksuar ne zonat ku zhvillohen qelizat kanceroze, mund te lejojne mbikqyrjen e zones tumorale. Sipas Patrick Winter kjo mund te hape perspektiva interesante per te kuptuar impaktin e trajtimit nepermjet kimioterapive te tumoreve. Do te shfaqej mundesia te shihej zhvillimi i tumoreve dite pas dite. Kerkuesit mendojne te kalojne ne aplikimet tek njerezit brenda vitit 2008.

Marre nga: futura-sciences.com

Advertisements