Nje metode e re per vecimin e ADN-se

Posted on Maj 12, 2008 nga

2



ADN figureKerkues amerikane dhe zviceriane kane arritur te zbulojne nje teknike te re te bazuar ne pirosekuencimin, per qte vecuar e ADN-se.
Pirosekuencimi eshte nje teknike e zbuluar vitet e fundit per vecimin e ADN-se. Fale kesaj teknike u arrit te percaktohej ne 2007 gjenoma e Xhejms Uatson (James Watson), nje prej zbuluesve te ADN-se. Edhe pse mjaft e shpejte ne leximin e ADN-se kjo teknike shfaq pasaktesi te shpeshta, dhe mbi te gjitha sekuencat e lexuara jane mjaft te shkurtra. Shume kerkues jane perpjekur ta permiresojne por perpjekjet deri me sot nuk kane qene teper frytdhenese.
Procesi i ri i zbuluar prane ETH te Zyrihut ka provuar se eshte ne gjendje te zvogeloje ndjeshem perqindjen e pasaktesise te kesaj metode dhe te jape informacione ne menyre me te shpejte dhe efikase.
Metoda eshte aplikuar ne kater popullsi virusesh HIV-1 te marre nga paciente qe shfaqin rezistence ndaj ilaceve, dhe rezultatet e marra jane krahasuar me ato te marra nga teknika te tjera. “Kjo teknike jep rezultate mjaft te ngjashme me ato te teknikave normale, por me nje cmim mjaft te ulet dhe me nje rezolucion imazhesh te vecuara mundesisht me te larte”, ka shpjeguar Niko Beerenwinkel i ETH.
Njohja e struktures gjenetike te popullsive te viruseve ka nje rendesi te madhe per zhvillimin e kerkimeve mbi evolucionin e semundjes dhe si rrjedhoje per krijimin e vaksinave per viruse rezistente ndaj medikamenteve.

Burimi: lescienze.it,
PLoS Computational Biology

Posted in: ADN, biologji, gjen, HIV, qeliza, virus