Feniksi “ringjallet” dhe ulet ne Mars!

Posted on Maj 28, 2008 nga

1



Feniks MarsEshte ulur ne Mars para 3 ditesh, dhe vetem 2 ore pas uljes se saj qe zgjati 15 minuta sonda Feniks kishte derguar me shume se 40 imazhe ne bazen e Nasas ne toke. Emri i misionit i marre nga zogu mitik i afte te ringjallet nga hiri i tij, simbolizon rilindjen e misionit te eksplorimit te planetit te kuq, pasi dy misionet e para kishin qene nje deshtimi i dhimbshem per NASA-n.
Feniks eshte nje sonde e robotizuar e cila do te studioje siperfaqen e Marsit per nje periudhe prej 3 muajsh, para se te shkaterrohet nga dimri marsian. Sonda eshte derguar qellimisht ne polin verior te planetit, pasi qellimi i saj eshte te studioje ekzistencen e molekulave te ujit, dhe mundesisht te provave te shfaqjes se jetes ne Mars. Udhetimi prej 711 milion kilometersh i sondes per te arritur planetin e kuq zgjati qysh prej 4 Gushtit 2007, dhe perfundoi me sukses me nje ulje te “bute”. Eshte ulja e pare qysh prej 32 vitesh, dhe e treta ne histori qe nuk demton ndjeshem pjeset e aparatit.
Nje karakteristike e rendesishme e Feniksit eshte se ai permban ne brendesi te tij nje krah te robotizuar prej 2.5 metersh, per te marre kontrollin e te cilit shkencetareve u jane dashur me shume se dy dite. Megjithate tani sonda eshte plotesisht nen kontrollin e pergjegjesve te misionit dhe pjesa me e veshtire e tij ka mbaruar.
Per te lene nje prove per vizituesit e ardhshem inxhinieret e Nasas kane fiksuar ne nje nga krahet e sondes flamurin amerikan, dhe nje mini-DVD qe permban dokumentare shkencore, episode fantastiko shkencore te frymezuara nga planeti i kuq, si dhe emrat e me shume se 250 mije personave.

Siti zyrtar i projektit ne Universitetin e Arizones;
Siti zyrtar i projektit ne NASA;
Galeri imazhesh nga Marsi te marra nga sonda Feniks;

Advertisements
Të etiketuara: , , ,