Dergoni emrin tuaj ne Hene!

Posted on Maj 30, 2008 nga

45



Logo NasaNasa ka vendosur te rikthehet ne Hene pas tashme 36 vitesh, misioni i fundit i derguar atje ishte Apollo 17, me 1972. Kesaj rradhe Agjensia Hapesinore Amerikane ka vendosur ti beje gjerat edhe me madheshtore se misionet paraprake.
Misioni i quajtur Lunar Reconnaissance Orbiter do te kete si qellim studimin e pjeseve te caktuara te siperfaqes henore per gjetjen e siteve sa me te sigurte per uljet e metejshme te astronauteve. Duke vazhduar ne rrugen e Feniksit te derguar ne Mars, edhe ky mision do te dergoje emra ne Hene. Ajo cka eshte me e rendesishme eshte se emrat qe do te dergohen mund te shtohen normalisht nepermjet internetit.
Kushdo ka mundesine deri para dates 28 Qershor, duke klikuar ne kete lidhje, te shtoje emrin dhe mbiemrin e tij qe do te dergohet ne Hene. Pas nenshkrimit te emrit dhe mbiemrit kini mundesine te merrni edhe nje certifikate ne format .pdf qe verteton pranine tuaj ne mision.
Udhetim te mbare…

Siti zyrtar i misionit: Lunar Reconnaissance Orbiter

Posted in: astronomi, NASA