Historia e energjise berthamore ne perdorimet civile fillon ne vitet 50. Keto vite hapen me magjepsjen e pergjithshme mbi energjine berthamore. Ne ate epoke te gjithe ishin te bindur se energjia berthamore do te ndryshonte boten dhe brenda 20-30 viteve gjithcka do te funksiononte fal kesaj energjie te re. Gjate asaj kohe, e ardhmja e energjise berthamore nuk shihej thjesht si nje alternative per prodhimin e elektricitetit. Kjo energji do te sherbente se shpejti per te vene ne funksionim motoret e avioneve, anijeve, nendeteseve dhe lokomotivave .
Deshira per te lene prapa makthin e Hiroshimes, dhe nevoja per te gjetur nje burim energjie qe do te plotesonte nevojat e nje popullate boterore gjithnje ne rritje ishin arsyet kryesore qe kushtezonin gjithe interpretimin e kesaj energjie. Keto do te benin qe te shfaqeshin shpesh ide si “perimet e nenshtruara radiacionit berthamor, zhvillohen me shpejt”. Vete Mari Kyri (Marie Curie), fituesja e cmimit nobel per zbulimin e Radiumit dhe Poloniumit do te propozonte injeksione ne gjak te radiumit duke thene: “nuk kam prova qe ben mire per shendetin, por e besoj nje gje te tille”. Megjithate qysh prej asaj kohe shume gjera kane ndryshuar. Menyra e konceptimit te energjise berthamore tanime kushtezohet nga faktet dhe nga nje histori disa vjecare e aplikimit te kesaj energjie ne fushen e prodhimit te elektricitetit. Dy jane pikepamjet kryesore qe shtrohen sot rreth energjise berthamore, dy pikepamje sa te kunderta aq edhe te pakundershtueshme ne pricip:
1- Energjia berthamore eshte nje burim i cmuar qe mund te perdorim per te evituar degradimin e metejshem te planetit, dhe per te mbuluar nevojat me energji te nje popullsie gjithnje ne rritje.
2- Energjia berthamore per sa e fuqishme dhe e dobishme mund te jete, mbetet akoma e paeksploruar plotesisht dhe perben nje rrezik serioz si per njerezimin ashtu edhe per planetin Toke.
Jane te pakundershtueshme ne princip, pasi asnjera prej tyre nuk mund te cilesohet e gabuar. Cdo lloje gjykimi mbi energjine berthamore duhet pare nen kontekstin lokal ne te cilin ajo perdoret. Eshte i pamohueshem fakti qe energjia berthamore eshte nje burim qe mund te plotesoje nevojat e nje popullsie boterore gjithnje ne rritje, megjithate eshte po aq i pakundershtueshem edhe fakti qe pasojat e nje gabimi ose difekti jane te pakontrollueshme dhe mbi te gjitha katastrofike. Keshtu mbetemi gjithnje ne piken e nisjes: “Kemi nevoje per kete lloj energjie por nuk jemi akoma 100% te sigurte per perdorimin e saj”. Ne nje moment ku perdorimi i energjise berthamore mund te kthehet se shpejti ne nje realitet edhe ne Shqiperi, tanime kemi nevoje me shume se kurre te kemi nje pikepamje rreth kesaj energjie.
Ky dosier ka si qellim te shpjegoje ne menyre te qarte se cfare eshte energjia berthamore, perdorimi i saj, e ardhmja dhe alternativat ndaj kesaj energjie, me qellim qe tju lehtesoje kuptimin e qarte te gjendjes ne te cilen ndodhemi ne menyre qe kushdo te jete i informuar mbi baza reale dhe faktike para se te gjykoje mbi perdorimin e kesaj energjie ne vendin tone.
Kur flitet per energji berthamore eshte e rendesishme te cilesohet fjala berthamore dhe jo atomike. Faktikisht edhe pse energji atomike perdoret si sinonim i energjise nukleare ose berthamore, ky perdorim eshte shkencerisht i gabuar. Energji atomike nenkupton fjale per fjale, energji e prodhuar nga atomet, pra energji e prodhuar nga ndryshimi i rese elektronike te atomeve. E thene ndryshe eshte energjia qe prodhohet nga bashkeveprimi ndermjet atomeve, pra lidhet me faktin e fitimit te energjise nga ndryshimi i ketyre gjendjeve atomike. Shumica e energjive te perdorura sot, si energjia e cliruar nga djegia e drurit, qymyrit, ose naftes, madje edhe energjia e prodhuar ne muskujt tone, jane te gjitha energji atomike. Energjia berthamore ose nukleare, eshte energjia e fituar nga ndryshimet qe ndodhin ne berthamen e atomit, atje ku jane te lidhura shume fort dy prej therrmijave baze neutronet dhe protonet.
(Vazhdon …)
xixa
8 Qershor, 2008
Kur flitet per energji berthamore eshte e rendesishme te cilesohet fjala berthamore dhe jo atomike. Faktikisht edhe pse energji atomike perdoret si sinonim i energjise nukleare ose berthamore, ky perdorim eshte shkencerisht i gabuar. Energji atomike nenkupton fjale per fjale, energji e prodhuar nga atomet, pra energji e prodhuar nga ndryshimi i rese elektronike te atomeve. E thene ndryshe eshte energjia qe prodhohet nga bashkeveprimi ndermjet atomeve. Shumica e energjive te perdorura sot, si energjia e cliruar nga djegia e drurit, qymyrit, ose naftes, madje edhe energjia e prodhuar ne muskujt tone, jane te gjitha energji atomike. Energjia berthamore ose nukleare, eshte energjia e formuar nga ndryshimet qe ndodhin ne berthamen e atomit, atje ku jane te lidhura shume fort dy prej therrmijave baze neutronet dhe protonet.
Duhet patur kujdes jo vetëm në përkufizimet por edhe në sqarimet si ky i fundit lidhur me energjinë bërthamore apo atomike. Të thuash se emërtimi atomik i dhënë energjisë “bërthamore” është shkencërisht i gabuar, më duket një ndërmarrje fort e guximshme. Në këtë rast, duhet t’i propozojmë edhe Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) të ndryshojë emrin!
Së pari, termi « energji atomike » nuk ka përse të lidhet pazgjidhshmërisht me faktin e ndryshimit të « resë elektronike të atomeve », ose ndryshe me idenë e « energjisë së prodhuar nga bashkëveprimi i atomeve ». Në optikën se çdo lënda mbarë është e ndërtuar nga atomet, ç’kuptim ka të thuash se « shumica e energjive të përdorura sot…. » janë energji atomike? Po pakica, ç’farë energjie është vallë? Më mirë është ndoshta të nënvizohet se absolutisht, të gjitha energjitë janë atëhere atomike, nga ajo e erës deri tek njerëzorja, nga e naftës deri tek e bërthamës.
Në të vërtetë, termi « atomik » që i vishet energjisë nuk ka të bëjë me përbërjen atomike të lëndës, por me me mekanizmin fiziko-kimik të çlirimit të energjisë – në rasti tonë që implikon bërthamën e atomit, pra ndarjen e saj nëpërmjet « bombardimit » neutronik. Në të njejtën mënyrë, termi « kimik » i përshtatet rikombinimit kimik të lëndës – p.sh. nëpërmjet djegies – dhe çlirimit të energjisë kimikisht të lidhur. Sikundër dhe termi « fizik » i përshtatet shëndrrimit të gjendjes fizike të lëndës – çvendosje e masës (era), rënie nga lartësia (uji) etj, etj..
blogshkenca
8 Qershor, 2008
Fakti qe energji atomike perdoret si sinonim i energjise berthamore nuk do te thote se sinonimi eshte absolutisht i sakte shkencerisht. Nuk do te ishte keq sikur Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike te nderronte emrin nga Atomike ne Nukleare, megjithate mendoj se cilesimi “Atomike” ka mbetur nga e kaluara e kesaj agjensie. Sic shihet edhe ne sitin e IAEA agjensia eshte “pasardhese” e organizates ‘Atoms for peace’ e krijuar me 1957, dhe normalisht ne ate kohe ndryshimi atomik dhe berthamor nuk ishte teper i rendesishem nen aspektin energjitik. Ne vitet 50 atomi cilesohej si pergjegjesi i energjise nukleare (faktikisht cilesohej si pergjegjes i gjithckaje, qe nga numri i viktimave ne Hiroshima e Nagasaki, deri ne ndryshimin e te ardhmes se njerezimit 😀 ).
Persa i perket termit “energji atomike” duhet bere kujdes si perdoret sepse ndonjehere pa dijenine tone hyjme ne lojera fjalesh qe na bejne te gabojme.
Termi “energji atomike” lidhet me faktin e ndryshimit e gjendjes se atomeve shkaktuese te kesaj energjie ( me sakte ndryshimi i rese elektronike te ketyre atomeve). Pra lidhet me faktin e fitimit te energjise nga ndryshimi i ketyre gjendjeve atomike. P.sh: gjate djegies se drurit kemi nje ndryshim te lendes, duke kaluar nga dru ne karbon + energji(nxehtesi). E njejta gje ndodh edhe ne muskujt tone, ka nje ndryshim te lendes se marre ne forme ushqimi e cila kthehet ne energji per muskujt.
Ajo cka ndodh ne hidrocentrale ose ne prodhimin e energjise elektrike nga ajo eolike, nuk eshte e njejta gje. Ne kete rast kemi vetem shnderrim te energjise, dhe jo shnderrim te lendes. Ne rastin e pare kemi shnderrim te energjise potenciale ne energji kinetike te levizjes se turbinave, ne rastin e dyte kemi shnderrim (ose transmetim) nga energji kinetike e eres ne energji kinetike te elikave. Pra keto lloj energjish nuk mund te hyjne ne perkufizimin “energji atomike” te dhene ne fillim, uji mbetet uje, ajri mbetet ajer.
Eshte e vertete qe termi “fizik” ne “mekanizem fiziko-kimik” i pershtatet ndryshimit te gjendjes fizike te lendes (me sakte ndryshimit te Vetive fizike te lendes). Megjithate zhvendosja e mases, ose renie nga lartesia nuk jane ndryshime te gjendjes fizike te lendes. Per te qene me i qarte, gjendja fizike nenkupton gjendjen e lendes: ngurte, lenget, gazte (+plazma). Pra shnderrimi i gjendjes se lendes nenkupton kalimin nga nje gjendje ne tjetra, dhe jo zhvendosje te lendes.
Per ta mbyllur sepse me duket se u zgjata shume (dhe komentet e gjata jane ato qe lexohen me pak), perdorimi i termit energji Nukleare ne vend te energji Atomike, kur flasim per fitimin e energjise nga berthama e atomit eshte nje SYGJERIM per te qene me te sakte shkencerisht. (Ne qofte se dikush ben nje fjalim mbi energjine berthamore ne nje universitet i keshilloj te perdore kete term). Eshte pak a shume si perdorimi i km/ore ne vend te m/sek, te gjitha markat e prodhimit te makinave e perdorin, megjithate nen aspektin shkencor eshte me e sakte te perdoret shenimi m/sek.
P.S: Te falenderoj per komentin, me lejoi te ndryshoj pak postimin per ta bere me te qarte ndryshimin midis atomik dhe berthamor 😉 .
mirlinda
28 Janar, 2009
me duhet te gjeje diqka per e. berthamore
blogshkenca
29 Janar, 2009
Dosja ne blog per energjine berthamore eshte mjaft e plote:
https://blogshkenca.wordpress.com/category/energji-berthamore/
Sidoqofte nese te nevojitet me shume informacion, linku me poshte mund te te sherbeje 😉
dardi
28 Shtator, 2009
kush e zbuloi energjin berthamore?
erika
9 Dhjetor, 2009
dua informacione per energjine berthamore per ne lende e fizikes
fabjol kurti
6 Shkurt, 2010
…munde te ne jepni informacjone me te shumta ne lidhje me energjine berthamore…
..dhe mos ndoshta ne nje te ardhme te afert..nje burim enrgjergjie berthamore cfaredo..munde te pasqyrohet ne nje forme tjeter rreze veprimi…e jo vetem te clirimit te sasise se nje energjie..kolosale me rrjedhoja shkaterruse…
…nje mendim thashe imagjinues…
erisa
17 Shkurt, 2010
vertet ernergja berthamore eshte nje burim ekologjik, por te mos harrojme historine e Bullgarine qe per pak sa nuk shkaterroi nje europe te tere
erisa
18 Shkurt, 2010
per fabion kurtin
energjia berthamore eshte energjia e lidhjes se grimcave te tomeve . Perftimi i energjise behet ne dy menyra 1. me ane te bashkimit te berthamave te atomeve te lehta ose 2.me ane te ndarjes se atomeve te renda siç eshte uraniumi. kjo gje realizohet ne çentralet berthamore te cile kane kete parim pune . reaktori eshte ne formen e nje tubi metalik me spresor metalik me trashesi muresh 10m dhe me D=disa metra , futet ne nje beton armeje me trashesi 1m per te shmangur daljen e rrezatimeve jashte .gjate reaksionit berthamor clirohet energjie madhe dhe uji kthehet ne avull, per komandimin e reaksioneve berthamore perdoren shufra kadiumi Cd qe ka aftesi te thithi neutronet .Avulli me trysni shkon ne turbinat e gjeneratorit e cila eshte e lidhur ne nje bosht me reaktorin e gjeneratorit ku prodhohet energjia elektrike . Avulli kalon ne kondesues dhe kthehet perseri ne uje , por kjo nuk mund te dali jashte pasi ka nje rezatim aktiv . mbetjet e gjith ketij reaksioni mbyllen ne kuti hermetike te veshura nga brenda me plumb dhe hidhen ne oqeanin boteror ne thellesi te medha.
taulant
22 Shkurt, 2010
energjia berthamore edhe diqkaa qe festohett
Serxhio
17 Mars, 2010
si mendoni a duhet ndertuar nje central berthamor?
taulant
31 Mars, 2010
se dii qysh marohet por mendoj se me annen e energjis berthamore mund te ndertohet nje central berthamor se kjo perbehet prej molekulave atomevee…
elena
5 Dhjetor, 2010
kush e zbuloi energjine berthamore???
sara
7 Janar, 2011
me pelqen te flitet dhe diskutohet per e.berthamore
kritiket
6 Shkurt, 2011
ene mua me pelqen te flitet, por edhe te flas.. po ty te pelqen te flasesh? 😛
fabjol
1 Maj, 2011
..haaa erisa faleminderit shume..por tani e pashe mesazhin…kete forme…dhe me reale te shpjegimit te kesaj dukurie..ma ka shpjeguar nje dj nga kavkazia …kufi me rusine dhe ekishte reaktorine 2 ore me makine large..dhe me ka trguar shume gjera rrethe kesajj jo te lexuara por dhe praktike..pasi theksoj qe kishte njohuri shume te mira fizike…flm shume
..por une ekisha fajlen qe kete lloj energjie qe ne e pasqyrojme ne kete forme…si munde ne,do te munde ta pasqyronim..ne nje forme tjeter energjie qe ta perdorim ne dobi te se mires,,,e jo armeve berthamore pra vete ke te energji ta perdorim kunder kesaj energjie?flm per mirekuptimin…respekte..
rrererfe
18 Maj, 2011
er
jetmira
17 Shtator, 2011
hahaha
jetmira
17 Shtator, 2011
mua me flitet per pleqerine pse nuk shkruani per te aaa???
SINDI SKENDERAJ
9 Shkurt, 2014
ME PELQEN SHUME KJO FAQE . BRAVOOOOO <
3
Arisa Moutufi
23 Shkurt, 2014
a mund te thoni dicka per rendesine e energjise berthamore dhe rreziqet qe mund te shfaqen prej saj…. 🙂 ju lutem eshte shume e rendesishme e kam per projekt…
gjuri
4 Mars, 2019
cili eshte perdorimi i energjise berthamore