Feniksi mund te jete ulur mbi akull!

Posted on Qershor 4, 2008 nga

1



akull ne mars

Fati me sa duket ka vendosur ti buzeqeshe kesaj rradhe “krijeses” me te fundit te krijuar nga NASA dhe universiteti i Arizones, per te studiuar siperfaqen e Marsit, dhe mundesine e shfaqjes ndonjehere te jetes mbi kete planet. Edhe pse i derguar qellimisht ne polin e veriut te ketij planeti me shprese e gjetjes se pakten te molekulave te ujit, edhe me optimisti nga kerkuesit e misionit nuk mund ta mendonte se Feniksi mund te ulej pikerisht mbi akull.
Akull ne siperfaqen e Marsit
Nga fotot e derguara nga sonda duket se nen njeren prej kembeve mund te ndodhet pikerisht akull, i pastruar nga pluhuri qe e mbulonte nga motoret qe kontrollonin uljen.
Sipas Peter Smith te universitetit te Arizones, motoret e fuqishem kane arritur te shpluhurosin siperfaqen e planetit te kuq ne nje thellesi qe shkon nga 25 ne 75 mm. Pikerisht ne kete thellesi kerkuesit prisnin te zbulonin akull. Megjithate ulja e sondes pikerisht mbi kete zone eshte me te vertete nje rastesi e kendshme dhe nje fat i madh per krejt misionin.
toka e marsit Nderkohe qe studimi i fotografive per te konfirmuar prezencen e akullit vazhdon, krahu i robotizuar ka filluar te eksploroje dhe studioje mjedisin perreth. Tanime studimi i dheut te planetit te kuq brenda sondes duhet te kete filluar dhe pritet dergimi i rezultateve te para te ketyre analizave. Derisa rezultatet e sakta dhe zyrtare te vijne, te gjithe shpresojne ne nje zbulim te madh te ketij misioni i cili me sa duket eshte i destinuar te perfundoje me sukses.

Imazhet: NASA

Të etiketuara: , ,