DOSSIER: Energjia berthamore (pjesa e trete)

Posted on 11 Qershor, 2008 nga

7



Trajtimi i mbetjeve

Pas djegies ne gjenerator te karburantit te formuar nga U235, elementet e perftuar kane nje nivel radiacioni mjaft te larte dhe per kete arsye duhen trajtuar. Trajtimi i ketyre mbetjeve perben fazen perfundimtare te ciklit te karburantit berthamor.

Cfare eshte radiacioni dhe perse eshte i rrezikshem?

Gjate reaksioneve berthamore te fisionit nje atom uraniumi U235 goditet nga nje neutron, dhe shperbehet ne atome Kriptoni dhe Bariumi duke cliruar edhe energji (shih rubriken perkatese). Nje pjese e energjise se perftuar rrit temperaturen e ujit duke e kthyer ne avull qe do te sherbeje per te vene ne levizje turbinat, ndersa pjesa tjeter perhapet ne forme valesh.
imageRadiacioni eshte perhapja e energjise ne formen e valeve, ose levizja e therrmijave subatomike (kuarke etj) per shkak te kalimit te nje trupi (atomi) nga nje gjendje me energji me te larte ne nje gjendje me energji me te ulet. Radiacioni quhet jonizues kur eshte ne gjendje te shkepute nga atomet elektrone, dhe jo-jonizues kur nuk permban energjine e duhur per te shkeputur elektrone. Problemi ne shfrytezimin e energjise berthamore qendron ne faktin se radiacioni krijohet jo vetem gjate reaksioneve berthamore, por edhe mbetjet e perftuara nga keto reaksione jane radioaktive per nje kohe te gjate. Per me teper radiacioni i ketyre mbetjeve eshte jonizues. Ne baze te energjise dhe te elementeve qe clirohen radiacioni jonizues ndahet ne rreze alfa (clirohet nje berthame heliumi qe permban 2 protone, 2 neutrone), beta (clirohet nje elektron ose pozitron) ose gama (clirohen vale elektromagneteki, ose foton me eneregji te larte).

Rrezikshmeria e ketyre rrezatimeve qendron ne faktin se jane ne gjendje te depertojne ne trupin njerezor, te jonizojne atomet dhe si rrjedhoje te formojne kancer. Normalisht aftesia depertuese ndryshon sipas llojit te rrezatimit.

radiacion alfaKeshtu rrezatimi alfa eshte ne gjendje te depertoje vetem deri ne 3mm thellesi ne leter. Kanceri i lekures eshte pasoja me e dukshme e ketij rrezatimi, megjithate marrja e therrmijave alfa nepermjet ushqimeve te kantaminuara, sjell shkaterrimin e organizmit nga brendesia. Sidoqofte mjaftojne rreth 100 flete formati dhe arrijme te shpetojme nga nje rrezatim i ketij lloji.

imageRrezatimi beta ka nje aftesi depertuese 100 here me te forte se ai alfa, duke qene se elektronet jane therrmija me te vogla se ionet e heliumit. Ne trupin njerezor ky rrezatim arrin te depertoje deri ne 1 centimeter thellesi dhe shkakton kancer. Megjithate edhe ne kete rast mjaftojne vetem 3 milimeter alumin per te ndaluar avancimin e rrezeve beta.

imageRrezatimi gama eshte edhe me i rrezikshmi. Aftesia depertuese e tij eshte 100 here me e fuqishme se e rrezatimit beta, dhe 10000 here me e fuqishme se e rrezatimit alfa. Duke qene se ky lloj rrezatim perbehet nga vale elektromagnetike ne gjatesi mjaft te vogel, deri ne nje e dhjeta e nje angstrom (100 here me te shkurtra se 1/1000000000 e metrit), ose nga fotone me energji te madhe disa dhjetra mijera elektron volt (eV), ai eshte ne gjendje te depertoje pjesen me te madhe te materialeve.
Ndryshe nga dy rrezatimet e tjera berthamore (alfa dhe beta) rrezatimi gama i ndodhur ne gjendjen e valeve elektromagnetike e deperton tejpertej trupin njerezor duke jonizuar molekulat, dhe duke formuar kancer ne pjese te ndryshme te trupit. Rrezikshmeria eshte me e madhe nese kihet parasysh fakti se tejpertimi i trupit sjell modifikime edhe ne ADN, dhe tanime jo vetem ne qelizat e lekures por ne rastin me te keq edhe ne qelizat seksuale, cka sjell nje mutacion gjenetik te trashegueshem. Eshte ky lloj rrezatimi qe eshte shkaktar i pjeses me te madhe te femijeve te deformuar te lindur pas katastrofes se Cernobillit. Ne rastin e rrezatimit gama muret mbrojtese duhet te kene nje trashesi me te madhe se 3m beton.
Keto jane arsyet qe e bejne te detyrueshem rrethimin e burimeve radioaktive nga mure betoni dhe shtresa plumbi.
___________________________
Rrezatim alfa, beta, gama : Credit : Wikipedia. Leshohen nen GNU Free Documentation License