Jeten ne Mars mund ta kemi shpene Ne!

Posted on Qershor 16, 2008 nga

2



Pas sukseseve te korrura ne fillim te misionit sonda Feniks qe ka si qellim te studioje mundesine e shfaqjes se jetes ne Mars, eshte duke hasur veshtiresite e para me dheun e planetit te kuq. Megjithate pervec problemeve teknike te Feniksit, studiuesit e Nasas jane duke u shqetesuar per nje problem edhe me kompleks.
Si pasoje e kerkimit te vazhdueshem te jetes ne Mars sondat hapesinore, mundet te kene transportuar forma jete nga toka, te cilat mund te jene perhapur ne Mars. Ne nje shkrim te disa muajve me pare raportohej se Nasa i kishte shpallur “lufte” baktereve te ndodhura ne laboratoret e saj dhe ishte duke bere perpjekje te medha per te sterilizuar mjetet e sondave hapesinore. Megjithate sic e kane treguar edhe testet e fundit e kryera ne laboratoret e Agjensise Hapesinore Amerikane, sterilizimi i perkryer eshte i pamundur. Pas nje operacioni te zhvilluar ne disa faza NASA arriti te ulte dendesine e faunes bakteriale nga 100 000 baktere per meter katror (po flasim per laboratore shkencore, mendoni pak sa mund te ndodhen ne pllakat e shtepise!), ne 26 000 baktere per meter katror. Dhe ky eshte nje limit pertej te cilit nuk mund te shtyhemi pasi demtohen pjeset mjaft delikate te sondave. Problemi komplikohet akoma me shume nese mendohet se ne kontrollin e kryer midis 193 specieve te baktereve te gjetura, 13 ishin te panjohura per shkencen deri me sot.
Normalisht, probabiliteti qe keto baktere te kene mbijetuar udhetimit ne hapesire, temperaturave ekstreme, dhe mbi te gjitha rrezatimit ultravjollce te rrezeve djellore, eshte mjaft i vogel. Speciet qe arrijne te mbijetojne ne keto kushte jane te rralla. Megjithate aftesite e mbijetuese te baktereve jane me se te njohura dhe keto specie edhe pse te rralla ekzistojne. Behet fjale per shembull per Bacillus pumilus nje specie mjaft e perhapur dhe qe eshte ne gjendje te mbijetoje edhe nen kushtet atmosferike te planetit te kuq.
Kontrolli qe i behet sondave te sotme eshte mjaft i rrepte, megjithate sondat si sovjetiket Mars 2, Mars 3 amerikanet Viking 1, Viking 2 dhe shume misione te tjera te derguara per eksplorimin e Marsit, nuk ju ishin nenshtruar te njejtave kontrolle.
Per ti u pergjigjur perfundimisht pyetjes se si do te dallojme jeten (eventuale) marsiane nga ajo tokesore, studiuesit jane akoma duke punuar. Pista me e mundshme eshte fakti se neqofte se gjendet jete ne planetin e kuq, kjo e fundit duhet tu jete pershtatur kushteve atmosferike te ketij planeti dhe si rrjedhoje duhet te shfaqe ndryshime nga format e jetes ne Toke. Megjithate, problemi mbetet ende i hapur, dhe ajo cka vetem disa dhjetevjecare me pare mund te dukej si i fundit i problemeve, sot eshte nje nga shqetesimet kryesore.

Foto: Credit:Wikipedia

Të etiketuara: , ,