Pershendetje!

Posted on Shtator 15, 2008 nga

2



Pershendetje te gjitheve, ne rradhe te pare shpresojme te kini kaluar nje vere sa me te kendshme dhe clodhese. Pas nje viti te mbushur plot lajme edhe ne i lejuam vetes te merrnim 2 muaj pushim gjate veres. Megjithate tani qe vera u mbyll gjithcka rifillon, dhe se shpejt do te keni nje permbledhje te te rejave kryesore shkencore te kesaj vere, ne krye te te vilave qendron hapja e laboratorit LHC te CERN-it ne Gjeneve. Laborator i cili ka per qellim studimin me te thelle te kushteve gjate momenteve te para te BIG  BANG-ut. Duke qene se shume ndjenja frike lidhen me eksperimentet qe do te kryhen ne kete laborator (mbi te gjitha ne lidhje me aftesine e tij per te krijuar vrima te zeza ) do te perpiqemi te sqarojme nga ana shkencore cfare do te ndodhe atje, dhe a ka rrezik te vertete per zhdukjen e tokes?
Nje nga evenimentet e tjera madhore qe do te ndodhin se shpejti kete vjeshte eshte edhe ndarja e cmimeve Nobel, dhe edhe kete vit blogshkenca do te ndjeke nga afer evenimentin dhe ju fton te qendroni ne rradhe te pare me ne.
Ju urojme te gjitheve nje rifillim te mbare, ne vecanti gjithe atyre qe sot filluan diten e pare te vitit shkollor 2008-09, dhe shpresojme se ky vit do te jete mjaft me frytdhenes per te gjithe ju. 🙂

Posted in: Uncategorized