Ndodhën këtë verë: “Armë të rënda” kundër tumoreve

Posted on Tetor 2, 2008 nga

0



Nje menyre e re per te luftuar qelizat tumorale eshte zbuluar nga kerkuesit e Laboratorit te goditjeve atomike dhe molekulare te Universitetit te Parisit 11 dhe nga ata te laboratorit te Gjenotoksologjise dhe cikleve qelizore te Institutit Kyri (Institut Curie). Kjo metode konsiston ne futjen ne qeliza te atomeve te rende si platini. Keto te fundit duke u eksituar ionizojne molekulat rreth tyre, duke mundesuar rritjen me rreth 50% te mundesive te tyre per tu eliminuar. Nje tjeter aspekt i rendesishem i kesaj terapie eshte fakti se duke qene se jonet e leshuar sulmojne qelizat perreth vetem pasi humbin energjine, pra ne fund te rruges se tyre, duke kontrolluar rrezatimin mund te mbrohen me se miri qelizat dhe indet e shendetshme. Kjo do ta ulte se tepermi rrezikshmerine e terapise e cila do te kishte shume me pak pasoja tek pacientet (jo me humbje te flokeve, dobesim, zbehje etj.)
Hapja me 2012 e nje qendre ne Lion do te mundesoje zbatimin e nje terapie te bazuar mbi te njejtin koncept, por me te avancuar dhe te bazuar mbi jonet e karbonit (si qendra HIMAC ne Japoni).

Ne figure paraqitet vrojtimi i atomeve te platinit ne qeliza ne faza te ndryshme te terapise. Sic shihet ne foton e fundit therrmijat (pikat e verdha) nuk jane te perqendruar ne berthamen e qelizes por rreth saj.

Burimi: CNRS