Ndodhën këtë verë: Marsi, ujë me bollëk!

Posted on Tetor 2, 2008 nga

6



Studime te reja te bazuara ne te dhenat e mbledhura nga sonda e NASA-s Mars Orbiter, pervec provave te mbledhura nga Feniksi, kane konfirmuar faktin se Marsi njehere e njekohe ka qene i mbuluar plot me uje te lengshem. Analizat mineralogjike kane provuar se toka e Marsit permban materiale argjilore te cilat mund te prodhohen vetem nen prezencen e nje sasie te madhe uji.
Rendesia e zbulimit qendron ne faktin se prezenca e ujit mundeson plotesisht shfaqjen e formave primitive te jetes ne kete planet, pak a shume ne te njejten kohe qe u shfaqen ne toke. Por teksa ne toke shkembinjte me nje moshe me te madhe se 3,5 miliard vjet u zhduken plotesisht nga veprimtaria tektonike dhe vullkanike e planetit duke zhdukur dhe fosilet e formave te para te jetes, ne Mars keto shkembinj ekzistojne akoma. Ne keta shkembinj mbi planetin e kuq mund te gjenden pergjigjet kryesore te shfaqjes se jetes ne Toke, pergjigje qe do te precizojne teorite e shumta qe ka per momentin mbi fazat e para te shfaqjes se jetes dhe do te mund te krijojne nje teori te plote, unike dhe te bazuar mbi prova konkrete.
Per momentin shkencetaret jane duke caktuar nje sere sitesh tek te cilat se shpejti do te leshohen robotet e agjensive hapesinore per te kerkuar shenjat e jetes se shuar, pse jo ndoshta akoma ekzistente, pasi shkembinjte argjilore jane mjaft te njohur per mundesine e ruajtjes se mbetjeve organike.

Foto: Credit::Nasa

Të etiketuara: , , ,
Posted in: astronomi, NASA