Ndodhen kete vere: Riciklimi i Uraniumit

Posted on Tetor 3, 2008 nga

0



Kerkuesit e CEA-s ne France, pas politikes se zgjedhur nga kjo e fundit per optimizimin e energjise berthamore, kane filluar studimet per nje proces optimizimi te ciklit te uraniumit. Sic eshte shpjeguar dhe ne dosjen mbi energjine berthamore te publikuar ne blogshkenca, cikli i jetes se uraniumit perfundon me prodhimin e mbetjeve radioaktive te cilat mbyllen ne depozita te posacme te izoluara dhe te ruajtura rreptesisht. Per te ulur numrin dhe si rrjedhoje edhe rrezikshmerine e ketyre depozitave, kerkuesit jane duke punuar per optimizimin e djegjes se lendeve radioaktive ne menyre qe te prodhohet me shume energji, dhe per te gjetur menyren e riciklimit te uraniumit te perdorur njehere. Japonia eshte e para ne kete rruge me nje uzine trajtim-reciklimi te uraniumit, dhe Kina dhe SHBA po interesohen gjithnje e me shume mbi kete teknike.
Ne qofte se arrihen rezultate praktike, ato do te vihen ne pune pjeserisht ne serine e dyte te gjeneratoreve te brezit te trete, dhe me pas plotesisht ne gjeneratoret e brezit te katert pas 2040.

Advertisements