Nobeli 2008: Fizika e therrmijave hap siparin

Posted on Tetor 7, 2008 nga

1



Cmimi Nobel i fizikes kete vit shperbleu punimet vizionare ne fiziken e therrmijave te tre studiuesve japoneze. Joishiro Nambu (Yoichiro Nambu i naturalizuar Amerikan), Makoto Kobajashi (Makoto Kobayashi) dhe Toshihide Maskaua (Toshihide Maskawa) jane laureatet e cmimit Nobel te fizikes 2008.
Joishiro Nambu i lindur ne Japoni me 1921 eshte i njohur per studimet e tij mbi simetrine e thyer, nje koncept mjaft i rendesishem sidomos per fiziken moderne te therrmijave. Nje sistem fizik eshte simetrik nese qendron i pandryshueshem nen aksionin e nje procesi transformimi. Nje sfere per shembull eshte simetrike ndaj rrotullimit. Shembulli me klasik i thyerrjes se simetrise eshte ai i lapsit ne rrotullim. Nje laps cilindrik qe rrotullohet mbi majen e vet eshte nje sistem plotesisht simetrik, te gjitha drejtimet per boten e lapsit jane te njejta. Por simetria prishet kur lapsi bie, tani vetem nje drejtim mbahet, simetria qe ekzistonte me pare fshihet pas renies se lapsit.

Ne vitet 30 Hajzenbergu (Werner Heisenberg) perdori kete koncept per te shpjeguar ferromagnetizmin, aftesine e materialeve per tu magnetizuar ne menyre te vetvetishme ne nje temperature te caktuar. Ne qofte se krahasojme atomet me magnete te vegjel te orientuar ne drejtime te ndryshme, teresia e tyre asnjeanesohet dhe trupi nuk eshte i magnetizuar. Kemi te bejme me nje simetri ndaj rrotullimit ne lidhje me magnetizimin. Ne temperatura te ulta magnetet atomike orientohen ne menyre te vetvetishme ne nje drejtim te caktuar: simetria ndaj rrotullimit prishet dhe trupi magnetizohet.

Studimi i ketyre fenomeneve i dhuroi cmimin Nobel Nambu-t i cili perdori keto koncepte per te shpjeguar suprapercjellshmerine (aftesia e disa materialeve per te shfaqur nje rezistence 0, nen nje temperature te caktuar ndaj kalimit te energjise elektrike). Me 1960 ai propozoi te zbatonte principin e simetrise te thyer te Hajzenbergut teorise se nderveprimeve berthamore midis nukloneve, cka nenkuptonte qe protonet dhe neutronet duhet te ishin therrmija te perbera. Ide qe paraprinte me disa vite teorine e kuarkeve.
Nambu ka kontribuar gjithashtu ne studimin e teorise se kordave. Edhe pse njekohesisht me Leonard Susskind ishte ai qe provoi i pari faktin se amplituda Veneciano mund te interpretohej si nje lekundje e kordave.
Joishiro Nambu jeton ne Shtetet e Bashkuara ku ushtron detyren e tij si Henry Pratt Judson Distinguished Service Professor Emeritus, ne Depertamentin e Fizikes te Institutit Enriko Fermi.

Gjysma tjeter e cmimit Nobel i takon njekohesisht Makoto Kobajashit, 64 vjet,profesor nderi i qendres se kerkimeve ne Tsukuba, et Toshihide Maskauas,68 vjet, profesor nderi i Institutit te fizikes teorike Yukawa.
Me 1972 ata studiuan nje tjeter simetri te thyer ne fizike, te njohur si thyerja CP. Thyerja CP nenkupton se disa reaksione themelore nuk shfaqen me te njejtin probabilitet neqoftese zevendesojme cdo therrmije te futur ne reaksion me anti-therrmijen e saj (therrmija te njejta por me ngarkese te kundert, psh. elektron-pozitron). Nga studimet e tyre rezultuan se duhet te kishte jo me tre kuarke, por gjashte te tille, te ndare ne tre familje. Kuarkeve u,d,s te njohur deri ne ate kohe ju shtuan kuarket c,b,t.
Nje eksperiment per te studiuar kuarket b, eshte planifikuar per tu zbatuar ne LHC (Large Hardon Kollider).
Thyerrja e simetrise CP, eshte nje element mjaft i rendesishem per te kuptuar se pse Universi yne u mbizoterua nga materia, nderkohe qe Big Bangu duhet te kete formuar njekohesisht si materie ashtu dhe anti-materie.

Siti zyrtar: NobelPrize.org
Ne foto (sipas rradhes): Joishiro Nambu, Makoto Kobajashi,Toshihide Maskaua (Credit NobelPrize.org)