Nobeli 2008: Sekretet e nje meduze falin Nobelin ne kimi

Posted on Tetor 8, 2008 nga

0



Zbulimi dhe perdorimi i proteines fluoreshente me ngjyre te gjelber, GFP, i dhuroi Cmimin Nobel 2008 per kimi nje kerkuesi japonez dhe dy amerikaneve. Osamu Shimomura njeriu qe zbuloi GFP-ne, Martin Chalfie implementuesi i pare i nje gjeni te GFP-se ne nje pjese te cfaredoshme te kodit gjenetik dhe Roxher Tsien (Roger Tsien) autori i mutacioneve qe lejojne ndryshimin e ngjyres se GFP-se, jane nderuar me cmimin Nobel. Cfare eshte GFP-ja? Per te evidentuar nese nje qelize eshte e semure ose jo perdoren te ashtuquajturit “shenjues”. Sic e shpreh edhe vete emri shenjuesit jane ne gjendje te shenojne qeliza ose pjese qelizash qe plotesojne disa kushte te caktuara, dhe qe ne kushte normale jane te padukshme per syrin e njeriut nepermjet mikroskopit. Keshtu nje “artist” i kerkimeve eshte ne gjendje te perdore molekula te caktuar per te ngjyrosur ate cke ai ka nevoje te shohe, qeliza, membrane qelizore, proteina, ADN, tumore etj. per te krijuar tablone e tij te studimit. GFP-ja eshte nje prej lendeve qe lejon me se miri shenjimin e qelizave, dhe qe ndryshe nga shumica e molekulave fosforeshente nuk eshte helmuese duke lejuar keshtu studimin e qelizave te deshiruara.
Rreth viteve 1960, nje biolog marin qe qe ne te njejten kohe edhe kimist, Osamu Shimomura, studion nje meduze te Paqesorit, Aequorea Victoria, i afte si shume organizma te tjere te prodhoje drite fluoreshente. Aequorea Victoria prodhon nje molekule (te quajtur aequorine) qe prodhon nje drite blu e cila nxit prodhimin e nje te dyte, GFP-se, kjo e fundit prodhuese e nje drite te gjelber.

Rezultatet e ketij zbulimi te publikuara me 1962, duhet te presin vitin 1980 per tu ristudiuar, vit ne te cilin amerikani Dagllas Prasher (Douglas Prasher) hedh nje ide mjaft interesante. Ne qofte se do te mund te vendosej gjeni i GFP-se, menjehere pas nje gjeni pergjegjes per prodhimin e nje proteine te caktuar, kjo e fundit kur te prodhohej do te permbante nje sekuence GFP-je, e cila do te prodhohej menjehere sapo te vihej nen aksionin e nje drite blu. Eshte Martin Chalfie ai qe do te arrije te konkretizoje kete ide me 1994, duke kthyer ne fluoreshente, dy organizma bakterin Escherichia coli dhe krimbin Caenorhabditis elegans.

Vetem nje vit me vone Roxher Tsien arrin te kryeje nje mutacion i cili lejon krijimin e GFP-ve me ngjyra te ndryshme. Shfaqen GFP-te blu, lila, dhe te verdha. Kjo arritje se bashku me zbulimin e nje tjeter proteine natyrale shenjuese DsRed me ngjyre te kuqe, do ti lejojne kerkuesit te studiojne fenomene gjithnje e me komplekse duke evidentuar njekohesisht zhvillimin e proceseve te ndryshme ne te njejtin organizem. Fale GFP-se, sot mund te ndiqet zhvillimi i shkaterrimit te neuroneve gjate semundjes se Alzenhaimerit, ose menyra se si prodhohet insulina ne qelizat e pankreasit te nje embrioni ne rritje. Arritje keto qe lejojne kuptimin me te thelle te semundjeve dhe si rrjedhoje luftimin me efikas te tyre.


Pamja e marre nga Roxher Tsien duke ngjyrosur, me GFP dhe DsRed koloni te ndryshme bakteriale. Copyright:Roger Tsien
Fotot e nobelisteve: Credit: NobelPrize.org