Nobeli 2008: Studimet mbi kancerin dhe HIV dhurojne nobelin ne mjekesi

Posted on Tetor 8, 2008 nga

1



Nobeli i mjekesise i ka takuar gjermanit Harald zur Hausen per studimet e tij mbi virusin qe mund te shkaktoje kancerin e qafes se mitres tek femrat, dhe 2 francezeve Fransuaze Barre-Sinusi (Françoise Barré-Sinoussi) dhe Lyk Montanjer (Luc Montagnier), per punimet e kryera ne institutin Pastor (Institut Pasteur) per identifikimin dhe vecimin e virusit te SIDES.

Idete e hedhur nga gjermani Harald zur Hausen me 1970 per identifikimin e virusit HPV (Human Papilloma Virus) si shkaktar te kancerit te qafes se mitres tek grate, binin ne kundershtim me idene e pergjithshme te perhapur ne ate kohe sipas se ciles ishte virusi “herpex simplex virus” shkaktar i kesaj semundjeje. Pas nje pune me shume se 10 vjecare ne fillim te viteve 80, zur Hausen dhe ekipi i tij arriti te zbuloje dy nenlloje te rinj virusesh te tipit HPV, ne indet e semura, zbulim qe perbente nje nga provat kryesore te lidhjes midis ketij virusi dhe infeksionit kanceroz. Zbulimi merr rendesi edhe me te madhe nese mendohet se kanceri i qafes se mitris eshte i dyti me i perhapur ne femrat.

Vetem 2 vjet pas evidentimit te rasteve te para te HIV, erdhi zbulimi i francezeve Barre-Sinusi dhe Montanjer. Nje agjent infektiv mendohej te ishte shkaku i kiesaj semundjeje, dhe dy studiuesit e Institutit Pastor menduan se mund te ishte nje retrovirus. Retroviruset shfaqen ne raste te rralla te infeksioneve njerezore te shkaktuara nga viruset, dhe perdorin qelizen e infektuar per te krijuar ADN-ne e tyre virale. Dyshimet rezultuan te drejta. Studimet e kryera mbi inde qelizore te pacienteve te semure treguan qe virusi i marre nga keto qeliza mund te infektonte dhe vriste qelizat e bardha te gjakut. Brenda vitit dy kerkuesit arriten te izolonin HIV-n nga disa grupe pacientesh.