NOBEL 2008: Nobeli ne letersi dhe paqe

Posted on Tetor 13, 2008 nga

0



“Shkrimtari i ndryshimit, i aventures poetike dhe te ekstazes sensuale, eksploruesi i nje shoqerie njerezore te pertejme dhe te ndodhur nen qyteterimin mbizoterues” keshtu e ka pershkruar komiteti Norvegjez i Nobelit Zhan-Mari Gustav Le Clézion (Jean-Marie Gustave Le Clézio) gjate dhenies se Nobelit te letersise per vitin 2008.
Talenti i Le Clézio u vu re qe ne fillimet e karrieres se tij; novela e tij e pare (Le procès-verbal / proces-verbali) e shkruar kur ai ishte vetem 23 vjet, fitoi menjehere cmimin Renodo (Renaudot). Novelat e tij te hershme kane nje stil mjaft eksperimental dhe nje sfide intelektuale te brendshme. Ato prezantojne nje pikture te shoqerise perendimore, si te njesuar dhe skllaveruar nga materializmi (Les géants / Gjigandet). Jetesa e tij ne pyjet e Panamase dhe Indise midis viteve 1970 – 1974 e ndryshoi renjesisht stilin e tij. Ai eshte nje ekspert ne mitologjine e hershme Amerikano-Indiane dhe kreu perkthimin e pare ne gjuhe perendimore te mitologjise Indiane (Les prophéties du Chilam Balam – Profecite e Shilam Balam). Pervoja e tij ne Panama, zhvilloi mendimin e tij mbi limitet e racionalizmit perendimor dhe te zhveshjes se tij nga vlerat emocionale dhe shpirterore. Novelat e tij u fokusuan me teper ne histori dhe karaktere si menyra per te analizuar limitet e shoqerise perendimore. Se fundmi, si pjese normale e eksplorimit te tij te nderveprimit midis se shkuares, te tashmes dhe te ardhmes, ai eshte fokusuar ne familjen e tij dhe e ka kthyer ne subjektin e novelave te tij.

Nobeli i paqes kete vit i ka takuar nje personaliteti mjaft te njohur per shqiptaret, Martti Ahtisaari per perpjekjet e tij te medha ne kontinente te ndryshme gjate me shume se tre dekadave per te zgjidhur konfliktet. Keto perpjekje kane kontribuar per krijimin e nje bote me paqesore dhe “ne vellazerine midis kombeve” ne harmoni te plote me parimet e Alred Nobel.
Gjate 20 viteve te shkuara Ahtisaarit eshte shfaqur si nje figure efikase ne zgjidhjen e konflikteve te zgjatura ne kohe. Me 1989-90 ai luajti nje rol te rendesishem ne shpalljen e pavaresise ne Namibi, me 2005 se bashku me organizaten e tij Crisis Management Initiative (CMI) ishin paresore ne zgjidhjen e problemit te Aceh-ut ne Indonezi. Me 1999 dhe me pas me 2005-07, veproi nen rrethana mjaft te veshtira per te gjetur nje zgjidhje konfliktit ne Kosove. Me 2008 nepermjet organizates se tij CMI dhe bashkepunimit me institucione te tjera ish-presidenti finlandez eshte perpjekur te ndihmoje ne gjetjen e nje zgjidhjeje paqesore per problemet ne Irak. Kontributet e tij kane qene mjaft te rendesishme edhe ne zgjidhjen e konflikteve ne Irlanden e Veriut dhe ne Azine Qendrore.

Sipas: Nobelprize.org

Fotot Credit: Nobelprize.org

Advertisements