Nobeli 2008: Cmimi ne ekonomi mbyll javen e Nobelit

Posted on Tetor 13, 2008 nga

0



Ne nje situate te veshtire ekonomike, cmimi me prestigjioz ne kete fushe pritej me interes te madh. Ka qene ekonomisti amerikan Pol Krugman (Paul Krugman) fitoi çmimin Nobel për ekonominë. Akademia Mbretërore Suedeze tha se po e vlerëson profesorin e universitetit të Princtonit dhe analistin e Nju Jork Tajmsit për një teori të re mbi prirjet e tregëtisë globale dhe urbanizimin. Në njoftimin e Akademisë thuhet se analiza që ka bërë zoti Krugman bashkon studimet e tregëtisë ndërkombëtare dhe ato për gjeografinë ekonomike. Zoti Krugman ka arritur në përfundimin se prodhimi në masë i mallrave i jep mundësi një grupi të vogël vendesh me ekonomi të ngjashme që të mbizotërojë në tregëtinë ndërkombëtare. Ai thekson se tregëtia e globalizuar sjell gjithashtu në përqendrimin e popullsisë në qyetete dhe paralajmëron se vendeve të varfra mund t’u mungojë infrastruktura për të mbështetur popullsitë e tyre të reja urbane. Zoti Krugman është një kritik i ashpër i administratës së Presidentit Bush, duke thënë se politikat e saj kanë kontribuar në krizën aktuale financiare.

Java e dorezimit te cmimeve me prestigjioze ne fushat perkatese, e hapur me date 6 tetor me shpalljen e fituesve te Nobelit te fizikes eshte mbyllur sot (13 tetor) me dorezimin e cmimit te ekonomise. Per te gjithe ata qe kane humbur shpalljen e ndonje prej cmimeve, ketu gjithe informacioni i publikuar ne Blogshkenca.

Burimi: VOA News
Foto: NobelPrize.org

Posted in: Nobel 2008