2011-2012: 7 miliard banore

Posted on Tetor 16, 2008 nga

0



Ka me pak se nje dekade kur Kombet e Bashkuara deklaronin se bashku njezeri dhe te entuziazmuar lindjen e personit te gjashtemiliardte mbi Toke. Tanime ne planetin tone jetojne rreth 6,7 miliard njerez, dhe tendenca ne rritje e popullsise do te beje te mundur “thyerjen e rekordit” dhe arritjen e 7 miliard personave midis 2011-2012.
E njejta tendence rekordthyese do te vazhdoje deri me 2050, fale vendeve ne zhvillim e siper te cilet jane faktori kryesor i rritjes demografike boterore. Vendet e pasura nga ana tjeter, kane nje perqindje te numrit te lindjeve shume here me te vogel, dhe nje popullsi te mbizoteruar nga te moshuarit. Te vetmin perjashtim e bejne Shtet e Bashkuara dhe Kanadaja te cilat kane nje dinamizem demografik (moshe mesatare te re) te papritur per zhvillimin e tyre ekonomik. Faktor ky qe shpjegohet me ardhjen e emigranteve nga vendet ne zhvillim.
Tendenca rritese e popullsise eshte mjaft mbreselenese nese mendohet se i jane dashur rreth 3 milion vite njerezimit qysh nga shfaqja e tij per te kaluar pragun e 1 milionshit. Me pas duhet te priteshin vitet 1800 te eres sone qe te arrihej 1 miliardi dhe 130 vite te tjera qe te rritej akoma popullsia me 1 miliard (1930 – 2 miliard banore). Me pas mekanizmi pershpejtohet akoma me teper: 3 miliard 1930, 4 miliard 1974, 5 miliard 1987, 6 miliard 1999, 7 miliard 2011-2012, dhe me tej brenda 2050 duhet te arrihet diku ne 9-10 miliard. Me pas? Per momentin askush nuk mund te jape nje pergjigje te sakte. Ka shume mundesi qe njerezimi te kete harxhuar nje pjese te mire te rezervave deri ne ate vite dhe nje regresion do te filloje te shfaqet deri ne arritjen e nje ekuilibri.

Me poshte grafiku i rritjes se popullsise qe nga parahistoria deri ne vitin 2000:

Advertisements
Posted in: jete, Uncategorized