Incidenti ne LHC: Raporti i CERN

Posted on 19 Tetor, 2008 nga

0



Difekti i ndodhur me 19 shtator 2008 ne LHC-ne e Cern-it sic qe parashikuar ka pas qene shkaktuar pikerisht nga nje lidhje e dobet elektrike qe ka sjelle rrjedhje heliumi dhe si pasoje edhe ndalimin e LHC-se.

Hetimet e kryera ne CERN si pasoje e rrjedhjes se heliumit ne sektorin 3-4 te tunelit te Perplasesit te Madh te Hadronve (LHC-Large Hadron Collider) kane konfirmuar se incidenti eshte pasoje e nje lidhjeje elektrike midis dy magneteve te pershpejtuesit. Kjo ka sjelle prishje mekanike ne sistem dhe rrejedhjen e heliumit ne tunel.

Procedurat e sigurise ishin ne funksion dhe sistemet e sigurise funksionuan ashtu sic ish parashikuar duke evituar keshtu venien nen rrezik te personelit. CERN-i ka elementet e mjaftueshem per ndrimin e pjeseve te prishura, duke mundesuar keshtu rihapjen e LHC-se me 2009 dhe njekohesisht masat e duhura jane marre ne menyre qe te evitohen probleme te ngjashme ne te ardhmen.

“Ky aksident eshte nje ngjarje e paparashikuar”, ka deklaruar Robert Aymar, drejtor i pergjithshem i CERN-it, “megjithate jam i bindur se mund te kryejme riparimet e nevojshme, te evitojme incidente te tilla ne te ardhmen dhe te vazhdojme te ndjekim objektivat e kerkimeve tona”.

Raporti zyrtar i CERN (frengjisht-html)
Raporti zyrtar i CERN (anglisht-.pdf)

Burimi, Foto:CERN

Të etiketuara: , ,
Posted in: Uncategorized