Bloudhound SSC: 1600 km/h ne nje makine-rakete

Posted on Tetor 27, 2008 nga

1




Ne qofte se kini pare ndonje prej “super-makinave” te sotme te arrije nga 0 ne 100 km/h ne me pak se 4 sekonda (nje Lamborghini Gallardo i arrin ne 3,6) nuk mund te mos mbeteni te habitur me shpejtesine e menjehershme qe merr makina. E pra per te gjithe ata qe mendojne se tanime teknologjia e mjeteve me rrota po arrin gjithnje e me teper ne nje limit te pakapercyeshem, Ministria e Shkencave te Britanise se Madhe ka vendosur ta shtyje akoma me teper kete limit. Pas thyerjes se rekordit  te shpejtesise me 1997 nga nje ekip britanik duke arritur 1227,985 km/h dhe duke kaluar shpejtesine e zerit (1200 km/h), tani shpejtesia e synuar eshte prej plot 1600 km/h (1000 milje/h), pra 1.3 here me e madhe se shpejtesia e zerit.
Bloodhound SSC do te quhet mjeti me nje peshe prej 6.5 tonesh i gjate 12,8 metra dhe qe do te mbeshtet mbi rrota prej 90 centimetrash diameter te cilat do te kryejne rreth 1000 rrotullime nec minute dhe duhet ti rezistojne nje nxitimi prej 50000 g (g-nxitimi i renies se lire = 9,8 m/s*s). Per te evituar qe rrotat te shkeputen nen tensionin e larte do te fabrikohen prej titani. Nje motor i marre nga avioni gjuajtes Eurofighter Typhoon do te sherbeje per te vene ne levizje kete “rakete tokesore”, dhe per te permiresuar akoma me shume nxitimin do te shtohet edhe nje motor rakete qe do te furnizohet me peroksid hidrogjeni (H2O2) i ndodhur ne nje rezervuar 1 tonesh. Per te kuptuar akoma me shume se sa ekstrem do te jete ky automjet, mjafton te mendosh se motori qe perdoret sot ne shumicen e super makinave V12 (pra nje 12 cilindersh i perdorur ne Ferrari 599, Lamborghini Murciellago, Mercedes McLaren SLR), ne kete rast do te sherbeje vetem per pompuar karburantin ne motor. Ne qofte se gjithcka shkon mire, makina duhet te arrije 1600 km/h per 40 sekonda duke arritur keshtu nxitimin e nje plumbi te gjuajtur nga nje pistolete.

Por perse duhen harxhuar 12,5 milion euro per te vene ne levizje nje mjet kaq ekstrem? Per te thyer limitet ne rradhe te pare, dhe per te vene gjithnje ne prove aftesite teknologjike te arritura. Megjithate ky nuk eshte synimi i vetem. Faktikisht nepermjet ketij eksperimenti Ministria e Shkencave te Madherise se Saj kerkon te ringjalle interesin e femijeve dhe studenteve per shkencen dhe teknologjine. Ministri Pol Dreizon (Paul Drayson) ka shtuar se shpreson qe “ky projekt ikone per shekullin e 21-te, te shtyje brezat e ardhshem te zgjedhin karriera shkencore, teknologjike ose matematike“.

Ne vazhdim nje animacion i projektit…

Fotot: © U. de Leeds/Instrumentel
Siti i projektit: bloodhoundssc.com