Nje zemer e re artificiale kompakte dhe plotesisht e transplantueshme

Posted on 29 Tetor, 2008 nga

0



Eshte prezantuar nga Alen Karpentier (Alain Carpentier) nje prototip zemre artificiale autonome e cila pritet te implantohet ne nje pacient brenda tre viteve te ardhshme.

Karpentier eshte nje nga specialistet me ne ze te kesaj fushe. Themelues dhe drejtues i laboratorit te transplanteve te protezave kardike te Universitetit Paris VI, specialist i transplantit te organeve ne Spitalin europian Zhorzh Pompidu (Georges Pompidou) ne Paris, profesor ne Shkollen e Mjekesise Mount Sinai ne Nju Jork, fitues i cmimit Lasker ne 2007, krijimi i tij i fundit eshte rezultati i me shume se 20 vite kerkimesh dhe studimesh.
Ideja nuk eshte e re dhe daton qysh ne vitet 1960. Me 1982 u arrit edhe implantimi i pare i nje zemre artificiale, Jarvik 7, ne trupin e nje 61 vjecarit, Barney Clark, i cili jetoi pak me shume se tre muaj. Megjithate ky ekzemplar ishte shume me i madh se nje zemer normale dhe ish i detyruar te qendronte i lidhur me nje kompresor te jashtem prej 40 kilesh.
Prototipi i ri i zemres artificiale i quajtur Carmat peshon vetem 1200 gram, dhe ne versionin final masa do te jete e reduktuar ne 900 gram. Edhe pse 300 gram me i rende se nje zemer natyrale, ai mbetet plotesisht i pranueshem nga organizmi. Carmat imiton arkitekturen e zemres njerezore, dhe nje qark elektronik pershtat funksionimin e protezes me nevojat e pacientit. Modeli funksionon me bateri te rikarikueshme nepermjet nje prize elektrike te vendosur ne pjesen prapa veshit, nje vend qe shfaq vecantine e mosinfektimit. Nje tjeter pike e rendesishme e ketij organi artificial, eshte fakti se eshte i prodhuar me materiale “bio-sintetike”, te cilat ulin ndjeshem rrezikon e formimit te trompozave dhe per me teper eliminojne rrezikun e perjashtimit dhe eliminimit te organit nga organizmi.
Kerkuesit shpresojne te arrijne rezultate me pozitive se sa ato te arritura nga “rivali” i tij Abiocor, nje model i krijuar nga shoqeria amerikane Abiomed e cila me 2006 u lejua ta testonte mbi paciente ne rrezik per jeten. Ky i fundit shfaq nje perqindje mjaft te larte problemesh tek pacientet dhe nje kohe mbijetese mesatare prej vetem 5 muajsh. Ne 12 pacientet e mbijetuar (nga 14 pacientet e testuar dy vdiqen gjate nderhyrjes kirurgjikale), jane regjistruar 19 aksidente kardio-vaskulare (trompoza), te cilat Carmat shpreson ti reduktoje se tepermi fale materialeve bio-sintetike.

Burimi: Futura-sciences.com