Nje dinosaur me pende me i vjeter se Arkeopteriksi

Posted on Tetor 31, 2008 nga

6



Arkeopteriksi eshte nje nga provat fosile te evolucionit te zvarranikeve ne shpende. I quajtur si nje nga hallkat e ndermjetme te zinxhirit evolutiv te zvarranikeve, ai ka luajtur nje rol te rendesishem ne kuptimin e shfaqjes se shpendeve ne siperfaqen e tokes. Megjithate tanime ai nuk eshte e vetmja hallke lidhese midis ketyre dy lloje kafshesh.
Quhet Epideksipteriks hui (Epidecipteryx hui), dhe eshte fosili me i fundit i zbuluar ne Mongoli qe i shtohet koleksionit te fosileve nderrmjetes te zvarraniko-shpendeve. Epideksipteriks hui ka qene nje dinosaur me pupla qe ka jetuar para 168 deri 152 milion vitesh, cka e ben akoma me te vjeter se Arkeopteriksi.
Skeleti i tij tregon qarte se nuk mund te jete nje paraardhes direkt i zogjve te sotem pasi ka qene i paafte te fluturoje, megjithate prezenca e puplave dhe pendeve e ben te pakundershtueshme rolin e tij ne shfaqjen e shpendeve te pare. Ai ka qene nje biped (dykembesh) mishngrenes pak me shume se 30 cm i gjate i pajisur me kthetra dhe sqep te pajisur me dhembe.
Zbulimi i tij eshte mjaft interesant pasi verteton idene se puplat jane shfaqur para aftesise per te fluturuar. Per me teper fakti se ka jetuar para arkeopteriksit, ben te mendosh se nje numer i madh dinosaurish kane qene te pajisur me pupla para se ti perdornin per fluturim.
Ngadale por qartesisht dhe me siguri po zbulohen nga paleontologet te gjitha etapat qe kane mundesuar kalimin e dinosaurve ne zogj. Per me teper zbulime akoma me interesante kane per te ardhur…

Per te pare imazhet e zmadhuar klikoni mbi figura.
Ne kete lidhje nje tjeter rindertim i Epideksipteriks hui nga Qiu Ji dhe Xing Lida

Fotot Credit:Nature
Burimi: Futura-Sciences