Molekula qe bllokon SARS-in

Posted on Nëntor 17, 2008 nga

0



Kerkuesit kane krijuar nje perberes qe parandalon riprodhimin e virusit te SARS-it, perberes qe mund te sjelle nje zbulimin e nje medikamenti qe sheron nga gripi i shpendeve.

Edhe pse gripi i shpendeve sot nuk eshte me problemi i dites, kerkuesit vazhdojne te punojne per gjetjen e nje ilaci kunder virusit qe ne vitin 2003 shkaktoi nje alarm mbareboteror. Gjate pak muajve ky virus u perhap ne menyre te menjehershme fale mundesise se tij per te kaluar nga nje trup ne nje tjeter edhe nepermjet te teshtires dhe kollitjeve. Ne total 8098 njerez u infektuan dhe 774 prej tyre vdiqen.
Molekula e re eshte ne gjendje te bllokoje shumimin e virusit dhe mund te perdoret per parandalimin e nje pandemie tjeter ose ne mbrojtjen ndaj sulmeve terroriste me lende kimike infektive me baze virusin e SARS-it. Ajo vepron duke bllokuar nje proteine te quajtur PLpro, e cila perdoret nga virusi per tu shumuar.
Me shume se 50000 perberes kimike u studiuan per te perzgjedhur perberesin qe do te kishte aftesite te bllokonte virusin dhe qe ne te njejten kohe do te ishte i trajtueshem per tu kthyer ne medikament. Vetem dy prej tyre rezultuan te shfaqnin keto dy karakteristika. Per me teper veshtiresia kryesore qendronte ne faktin se proteinat jane nje element baze i organizmit, si rrjedhoje molekula e perdorur duhet te bllokonte sasine e nevojshme te proteinave te perdorura nga virusi, por jo te ndalonte prodhimin total te proteines PLpro.
Per momentin rezultatet e arritura ne laborator jane mjaft optimiste dhe po punohet per mundesine e krijimit te nje ilaci te perdorshem ne mase te gjere dhe me nje cmim sa me te ulet, ne menyre qe te jete sa me i pershtatshem sidomos per vendet e lindes se larget ku ekziston ende frika e nje riperhapje ne shkalle te gjere te virusit.

Burimi: ScienceDaily.com

Të etiketuara: , ,