Kur ushtaret do te komunikojne nepermjet mendimit!

Posted on Nëntor 24, 2008 nga

1



Ushtria amerikane i ka paguar nje shume prej plot 4 milion dollaresh Universitetit te Irvine ne Kaliforni, per te zhvilluar ate qe me sa duket do te jete e ardhmja e komunikimit te forcave te armatosura ne territor armik. Nje sistem i quajtur “telepati sintetike” do te zhvillohet per ti lejuar ushtareve ne front te dergojne mesazhe direkt nga truri i tyre, pa nxjerre asnje tingull nga goja. Ky sistem do te jete i perbere nga nje nderfaqe neurale e cila do te kape disa prej sinjaleve celebrale, permbajtja e te cilave do te shfaqet tek marresi qofte ne version teksti, qofte ne version mesazhi zanor.
Ne vitet 60 kerkuesi Edmund Dewan kishte arritur te modulonte frekuencat e valeve te tij alfa per te shkruar nje mesazh ne alfabet mors, por metoda qe do te perdoret nga kerkuesit do te jete shume me e sofistikuar.
Si fillim do te klasifikohen aktivitet e ndryshme te trurit, per te zbuluar ne menyre te pagabueshme sinjalet e derguara sidomos ato me te rendesishmet dhe antonime si per shembull sinjal per “PO” dhe “JO” (kuptohet lehte se sa e rendesishme eshte te mos gabohen keto mesazhe). Me pas nje trajnim special per cdo ushtar do te kryhet ne menyre qe te krijohet nje kaske e personalizuar per aktivitetin e tij cerebral.
Ja nje shembull i procedures qe eshte imagjinuar. I tregohen pacientit te mbuluar me nje kaske special (kaske e tipit EEG) shkronjat “Y” per “yes” dhe “N” per “NO”. Nje ose dy sekonda me vone i kerkohet te mendoje “yes” ose “no”, dhe regjistrohen valet e gjithe procesit. Eksperimenti perseritet me dhjetra here, derisa te mund te percaktohen ne menyre optimale valet qe shfaqen ne trurin e pacientit ne rast te nje pohimi ose mohimi. Normalisht nevojitet nje kohe mjaft e gjate per te krijuar nje fjalor te mjaftueshem per te komunikuar, por megjithate procesi eshte i realizueshem.
Kaska e vecante nuk do te sherbeje vetem si kapese dhe krijuese valesh. Valet cerebrale lejojne gjithashtu percaktimin e personit te cilit i drejtohet mesazhi. Keshtu kaska do te mund te dije kujt dhe ku duhet te dergoje mesazhin e kapur.
Normalisht pasi te jete kualiduar dhe perdorur teresisht ne aspektin ushtarak, nje version me pak i komplikuar i ketij sistemi mund te perdoret edhe ne fusha te tjera duke filluar qe nga lojrat kompiuterike deri tek edukimi ne distance.

Burimi: Technoscience

Të etiketuara: , ,