Video ne syzet e 2010!

Posted on Shkurt 8, 2009 nga

3



Studimet per te krijuar nje sy bionik vazhdojne te avancojne megjithate perdorimi praktik i kesaj teknologjie eshte ende i larget. Duke pritur keto aplikime, perdorimi i syzeve qe mund te projektojne imazhe mbetet ende nje prej menyrave kryesore per te shtuar informacionin e veshtruar ne mjedisin perreth…

Shoqeria Optinvent ka krijuar nje teknologji te vecante e cila lejon shfaqjen e videos fale pajisjesh te vecanta te vendosura brenda syzeve transparente. Keshtu mund te shihet cpo ndodh perreth, duke pare ne te njejten kohe nje film njesoj sic mund te shihej ne nje ekran televizori.
Ekrani virtual mbivendosit ne pamjen e mjedisit perreth. Keshtu perdoruesi do te kete mundesine te shohe ate cka deshiron, por edhe te kontrolloje ate cka ndodh rreth tij. Keto lloj syzesh mund te hidhen ne treg qe vitin e ardhshem.
Teknologjia e perdorur quehet “Clear vu”, dhe perbehet nga nje mikroekran rreth 1,5 cm i integruar ne xhamin e syzeve, dhe nje kolimator i vendosur ne pjesen anesore. Drita e krijuar nga kolimatori anesor, kapet nga disa mikrostruktura te cilat e drejtojne drejt syve duke krijuar mbi retinen e syrit imazhin e duhur.
Perdorimet e kesaj teknologjie jane te shumta. Ajo mund te projektoje imazhe qe vijne nga aparate te ndyshme, telefona celulare, kompiuter lojrash, lexues GPS etj. Ajo mund te perdoret per shembull per te na treguar rrugen ne nje qytet te panjohur, pa patur nevoje te kemi gjithnje para syve harten e gjetur ne celular. Nje tjeter perdorim mjaft praktik eshte dhe ai i integrimit ne kasken e motociklisteve, qe do te evitonte qe keta te fundit te hiqnin vemendjen nga rruga per te pare here pas here shpejtesine ose treguesit e tjere te motorit.

Burimi: Techno-science

Të etiketuara: , ,