Fundi i botës duhet të presë akoma.
Në orën 14.44 një asteroid me një diametër prej 40 metrash i ka kaluar mjaft afër Tokës, më saktë, në një distancë prej 63500km. Në fakt, kjo distancë është pothuajse sa dyfishi i distancës ku gjënden satelitët gjeostacionarë, por kaq afër, që prej 1973, nuk i është afruar asnjë asteroid.
Nëse do të kishte takuar Tokën, pasojat do të ishin të njëjta me dëmet që shkaktoi asteroidi, me përmasa të ngjashme, që në 1908 u përplas në rajonin Tunguska, në Siberi, që realizoi një shpërthim të njëjtë me atë të 1000 bombave atomike.
“Asteroidi i fundit me këto përmasa- është shprehur astronomi Peter Brown i Universitetit të Ontarios-ka kaluar në 1973. Herën tjetër presim asteroidin Apophis që, me 2.9% probabilitet, mund të përplaset në Tokë”. Për këtë herë rreziku kaloi, por pas 20 mornica të tjera do të na përshkojnë trupin.
nga Quotidiano.net
klevi
17 Shtator, 2009
mos o zot te shpresojme qe nuk do te bie
genti
27 Janar, 2013
ishalla nuk bje se ne jemi ne franc