Kepleri në hapesirë

Posted on 8 Mars, 2009 nga

0



Nje nga pyetjet me te rendesishme te ekzistencen njerezore ndoshta se shpejti do te marre nje pergjigje…kepler
Nga baza e Cape Canaveral në Florida, Nasa  ka lëshuar nëpërmjet raketës Delta II, “Kepler“, një teleskop prej 600 milion dollarësh, në kërkim të planeteve jashtë Sistemit Diellor.
Kepler, nga emri i matematikanit që zbuloi ligjet e lëvizjes orbitale të planeteve, nuk fotografon yjet por kap shkëlqimin e tyre, shndërrimet që bën drita e ardhur prej tyre, nëpërmjet të cilave mund të matet masa e planeteve të vëzhguar dhe frekuenca e rrotullimeve të tyre në orbitë. Duke vlerësuar këto të dhëna, vlerson ndërkohë edhe nëse janë të ngjashëm me planetin tonë.Kështu Kepleri do të drejtojë objektivin e tij duke vëzhguar njëqindra mijëra yje të galaksisë sonë.
Me një fuqi vëzhgimi të papërdorur më parë nga njeriu dhe e lirë nga vështirësitë që paraqet për vëzhgim atmosfera tokësore, drita do të “kapet” nga një teleskop special të paisur nga një lente me diametër prej 140cm dhe që “lexohet” nga një fotometër prej 95 milionë pixel.
Kërkimi do të ndjekë metodën e quajtur “metoda e tranzitit”, që konsiston në matjen e dobësimit të ndriçimit të një ylli për shkak të kalimit para tij të ndonjë prej planetëve orbitues.
Sipas studimeve të fundit, rreth 1% e yjeve është e rrethuar me planetë,dhe një planet si Toka ka një probabilitet rreth 0.5% që të bëjë pjesë në këtë grup. Kepleri, “gjahtari” i botëve përtej sistemit tonë diellor, mund të zbulojë 50 deri në 500 planete të ngjashëm me Tokën si dhe disa qindra masa gjigante të gazta.
“Ne qofte se eshte e vertete qe nje pjese e yjeve jane te shoqeruara nga ‘Toka’ te mundshme, kjo implikon qe kushtet per shfaqjen dhe zhvillimin e jetes jane te njejta ne te gjithe galaksine,”-shpjegon Uilliam Borucki drejtues shkencor i misionit. “Ne rast te kundert nese nuk gjejme planete me karakteristikat e pershtatshme per shfaqjen e jetes atehere mundet qe te jemi vetem ne galaksi …”
Edhe pse deri tani nuk eshte gjetur asnje ekzoplanet qe ti permbushe plotesisht gjitha kushtet e nevojshme per shfaqjen e jetes, qysh prej vitit 1995 kur kerkimi filloi jane zbuluar 341 ekzoplanete. A do te arrije Kepleri te gjeje nje numer te mjaftueshem planetesh qe kane nje probabilitet te pershtatshem per shfaqjen e jetes? Ajo cka mund te thuhet me siguri eshte se per momentin eshte i vetmi mjet qe kemi qe mund ti pergjigjet nje prej pyetjeve me te vjetra te njerezimit ” A jemi vetem ne univers… ?”